Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në kuvendin e Kosovës: Liria është magjia që bën gjërat të funksionojnë
English

Topalli në kuvendin e Kosovës: Liria është magjia që bën gjërat të funksionojnë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Çoba Topalli ishte e ftuar në festimet e 5 vjetorit të Pavarësisë në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Z. Jakup Krasniqi, të cilit i uroi 5 vjetorin e Pavarësisë, këtë ditëlindje të bukur.
Më pas, Kryetarja Jozefina Topalli mori pjesë në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, ku mbajti një fjalim përshëndetës, në të cilin ndër të tjera tha:


"Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe kam mundësinë që të flas përpara këtij parlamenti, të Kosovës së lirë, të pavarur e demokratike.

Z.Kryetar, kolegë, anëtarë të Parlamentit, nderi është edhe më i madh, sepse bashkohem me ju në këtë ditë, ditë e madhe historike, për të festuar 5 vjetorin e pavarësisë, ditëlindjen e bukur të Kosovës.

Për të arritur një Kosovë të lirë, të pavarur, Ju, shqiptarët këtu, prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, jeni ngritur, keni luftuar, sakrifikuar si askush tjetër.

Në këto 150 vitet e fundit, në 100 vitet e fundit, në 50, në 15 vitet e fundit Ju nuk u nënshtruat kurrë, nuk u ndalët një herë.

jozefina topalli 17Shqiptarët këtu, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët në Shqipëri nuk humbën kurrë besimin, nuk shuan kurrë shpresën, edhe pse të copëtuar, edhe pse nën pushtim, edhe pse nën diktaturë, edhe pse dukej e pamundur, për shqiptari, për Liri.

E sot, nderojmë paraardhësit tanë, ata që bënë Lidhjen e Prizrenit, ata që u ngritën, ata që filluan, organizuan, e bënë kryengritjet e mëdha, ata bënë aq shumë për Shqipërinë e lirë e të mosvarme.
Pa të madhin Hasan Prishtina, pa Isa Buletinin– Robin Hudin shqiptar, nuk do kishte Shqipëria 100 vjet pavarësi, e pa këtë te fundit vështirë të ishim sot duke kremtuar së bashku.
Dhe për këtë, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të falënderoj Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. Faleminderit KOSOVA!

Sot nderojmë çdo shqiptar në Kosovë, çdo familje në Kosovë që kombin e lirinë e kishin sublime, e kishin më të shtrenjtë se jetën e tyre, më të çmuar se pasurinë e tyre, më të madhe se ëndrrat e tyre.

Me përulje e mirënjohje, sot kujtojmë e nderojmë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Arkitektin e Kosovës së pavarur.

Nderojmë besimin e tij të palëkundur tek paqja, përkushtimin, punën, maturinë e vendosmërinë për lirinë, për Kosovën. Sot nderojmë veprën e tij.

Në këtë ditë historike, nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët e lirisë, martiret e saj, e mbi të gjithë legjendën shqiptare të saj, Adem Jasharin.

Ai është vetë shqiptaria, zjarri i dashurisë e flijimit për këtë tokë, për këtë dhe, për këtë komb.
I përjetshëm nderimi dhe kujtimi i tij.


Faleminderit çdo shqiptari në Kosovë, çdo shqiptari kudo ku është në trojet shqiptare, apo në Zvicër, Gjermani, Britani, SHBA e kudo në botë.
Gëzuar festën!

Sot, të gjithë bashkë, festojmë 5 vjet Kosovë të lirë e të pavarur. Sot gëzojmë ëndrrën shekullore, sot kremtojmë Lirinë e Kombit. Gëzuar të gjithëve!

Faleminderit SHBA-ve, e të gjithë atyre vendeve të Bashkimit Europian që 14 vite më parë bënë luftën e drejtë për të mbrojtur të DREJTËT.

Mirënjohje Bill Clintonit, Tony Blair, Ju ishit të parët që u ngritët e na dolët zot .

Mirënjohje George Bushit që në 2007, nga Tirana bashkë me Kryeministrin Sali Berisha, paralajmëruat Njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse, ne shqiptarët mund të gjejmë rrënjët e historisë sonë mijëra vite më parë, ne shohim vetëm përpara.
Edhe sot në këtë ditë feste.


Ne nuk festojmë vetëm 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës së lirë, ne nuk festuam vetëm 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë së dashur.

Ne kremtojmë ndryshimet e mëdha që Kosova ka bërë, që Shqipëria ka arritur.

Asnjë komb nuk ka bërë një rrugë kaq të vështirë, në një kohë kaq të gjatë sa kombi ynë për të mbërritur tek liria.

Por, edhe asnjë komb tjetër nuk ka bërë një rrugë kaq të gjatë në kohën më të shkurtër pas fitimit të Lirisë, si Shqipëria dhe Kosova.


Ne jemi shqiptarë. Të gjithë ne jemi shqiptarë. Ne ia dalim, ne ia kemi dalur. Ne besojmë tek liria. Ajo është magjia që bën gjërat të funksionojnë.

Por edhe ne, si amerikanët, pyesim veten çdo ditë, ç’mund të bëjmë më shumë.

Siç tha Hillary Clinton, në Parlamentin shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ne kemi potencialin të bëhemi model, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën.


Ne jemi një komb i ri, plot energji, plot shpresë. Ne jemi një popull multireligjoz.
Ne jetojmë në harmoni mes besimeve fetare. Ne respektojmë besimet e njëri-tjetrit. Kjo është një pasuri unike e kombit tonë.
Ky është qytetërim, ky është civilizim.
Faleminderit paraardhësve tanë, që na lanë këtë trashëgimi të mrekullueshme, që ne e ruajmë me xhelozi.

Kjo është një dhuratë e çmuar. Ne duhet ta vlerësojmë atë. Por, edhe të gjithë bashkë ta përdorim në favor të shqiptarizmës, në favor të unikalitetit të kombit tonë.

Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, e krenarë që jemi europianë. Ne duam t’i bashkohemi Komunitetit Europian të ngritur mbi vlerat universale.
Ne të gjithë bashkë kemi vetëm një objektiv.

Një komb një qëndrim është besimi ynë. Një komb një qëndrim ishte motoja jonë në ditë të vështira. Një komb një qëndrim është aktual sot. Nje komb një qëndrim do jetë për jetë të jetëve.

Ne duam të integrohemi në Bashkimin Europian.

Ne duam të bashkohemi me njëri-tjetrin; dhe
Ne duam të bashkohemi me familjen evropiane.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën e madhe që kërkohet për të hyrë në BE.

Ne në Shqipëri, Ju në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi.

Ne shqiptaret jemi faktor në Rajon. Një faktor konstruktiv, dhe model i paqes, i lirisë, i vullnetit e punës për t’u integruar. Model i fqinjësisë së mirë me vendet që na rrethojnë. Kurrë nuk kemi sulmuar një vend tjetër, e kundërta ka ndodh.

Ky është vullneti ynë i përbashkët. I të gjithë shqiptarve.
Ne shqiptarët dimë të rrokim mundësitë e lirisë, të dhuratës së demokracisë.
Ne dimë të përqafojmë mundësitë e shekullit që kemi përpara.

Po të ishte gjallë poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta, sot do thoshte:
Po edhe hana do t’a dijë,
Edhe dielli do t’ket pa
Se përqark ksaj rrokullije
Si shqiptarët një popull nuk ka!

GËZUAR FESTEN! Zoti bekoftë Kosovën e kombin Shqiptar!

KOMENTE