English

Policia arreston Laura Shekon. Tenton të futë hashash në qeli

Të arrestuarit Arben Shtëmbari dhe Martin Sheko te cilet vuajne denimin ne burgun 313 Tirane si duket kane kerkuar te mos heqin dore nga perdorimi i droges.

Motra e e Martin Shekos, Laura Sheko, ne takimin e radhes qe bente me familjaret e saj ka tentuar te fuse hashash në burg, por eshte zbuluar dhe me pas arrestuar nga policia.
Si rrjedhim policia nisi edhe ndaj saj, procedimin penal.

Arben Shtëmbari, bashkëshorti i Laurës, u arrestua në maj të vitit të kaluar në kuadrin e operacionit “Hidra”, bashkë me katër persona të tjerë, operacion gjatë cilit u sekuestrua një gomone dhe 100 kg lëndë narkotike. Ndërsa, kunati i tij, Martin Sheko, u arrestua si një person shumë i rrezikshëm në shkurt të këtij viti, si pjesë e një bande italo-shqiptare.

KOMENTE