Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
20 shkurt, përmbysja e bustit Enver Hoxha. Berisha: Edi Rama pasardhësi i diktatorit Hoxha
English

20 shkurt, përmbysja e bustit Enver Hoxha. Berisha: Edi Rama pasardhësi i diktatorit Hoxha

Dita e sotme 20 shkurt është cilësuar nga kryeministri Berisha si dita e përmbysjes së sistemit diktatorial.

Më tej ai është shprehur se në 20 shkurt 1991 qindra të rinj përmbysën bustin e diktatorit Enver Hoxha.

“Sot është 20 shkurti, dita që përmbysëm diktaturën hoxhiste! Të dashur miq! Te dashur miq! Me 20 shkurt 1991, te rinjte dhe qytetaret e Tiranes, te udhehequr nga PD ne nje akt guximi te jashtezakonshem, permbysen ne Tirane me levizjen me te fuqishme, me masive e popullore, bustin e tiranit me mizor, Hitlerit te pasluftes se Dyte Boterore, Enver Hoxhes. Studentet me grevën e tyre të urisë, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, 22 vjet më parë, nuk përmbysën vetëm shtatoren e diktatorit por dhe bronxet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë dhe diktaturën e tyre”, shprehet Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Më pas ai akuzon kryetarin e selizë rozë z. Rama se tashmë është ai një pasardhës i diktatorit Hoxha pasi ai është personi përgjegjës që i bllokoi shqiptarëve marrjen e statusit për në BE.

“Sot, pas 22 vitesh, ne nderojmë këtë ditë si anëtare të NATO-s, si qytetarë që lëvizim të lirë në mbarë Europën. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenët me në krye Edi Ramën ngritën me votën e tyre murin e “Bllokimit”. Me 23 qershor ne do ta shembim atë. Le ta nderojmë së bashku sot pasdite në Qytetin Studenti 20 shkurtin, ditën që përmbysëm diktaturën komuniste dhe ndryshuam epokat dhe historinë. Ne jemi ndryshimi - Përpara! sb”, shkruan kryeministri në “Facebook”.

KOMENTE