English

Komisariati i policisë Nr.2 Tiranë, arreston disa vjedhës varësesh dhe çantash

Komisariati i policisë Nr.2 Tiranë arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasit:

A. Skana, 18 vjec, lindur në Laç, dhe banues në Kamzë.
Soni Vac Mema, 21 vjec, lindur në Tiranë dhe banues në Kamzë.,

Arrestimi i tyre u krye sepse dy netë më parë në rrugën “Abedi Rexha”, në afërsi të fushës së Aviacionit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë vjedhur varësen e një shtetaseje.

Nga puna hetimore rezultoi se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të disa shtetaseve, gjatë vitit 2012, të cilave i kanë vjedhur çantat e dorës apo sendet personale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të metejshme për vepren penale të “Vjedhje me Dhunë e Kryer në Bashkpunim”.

KOMENTE