Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hannes Swoboda: Edi Rama lider i opozitës, dhe kryeministër i ardhshëm
English

Hannes Swoboda: Edi Rama lider i opozitës, dhe kryeministër i ardhshëm

Kreu i Partisë Socialiste është pritur dje në një takim të posaçëm nga Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda. Gjatë takimit që zgjati rreth 60 minuta, Edi Rama e njohu zotin Swoboda me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për fushatën e ardhshme zgjedhore. Një temë tejet e rëndësishme ishte dhe axhenda e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Gjatë takimit, zoti Swoboda e vuri theksin tek zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij do të duhet të jenë të ndershme dhe të lira. Në këtë aspekt, kreu i grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u zotua se institucionet e Bashkimit Europian do të japin çdo garanci që zgjedhjet e qershorit të jenë të standardeve demokratike në mënyrë që vota e çdo qytetari të garantohet. Në përfundim të takimit, zoti Rama dhe zoti Swoboda dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda: “Së pari jam shumë i kënaqur të takohem përsëri ashtu siç jemi takuar shumë shpesh gjatë muajve të fundit, me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste. Shoh te ai tani liderin e opozitës, por dhe kryeministrin e ardhshëm. Ky është mesazhi im. Ju duhet ta bëni të mundur tani të ndryshoni drejtimin e vendit. Berisha dhe qeveria e tij kanë bllokuar tanimë për shumë e shumë vjet edhe fillimin e negociatave për integrimin dhe njerëzit duhet të jenë të motivuar të shkojnë në zgjedhje të votojnë. Ne do të bëjmë ç’është e mundur nga pala europiane të kontrollojmë zgjedhjet në kuptimin që të jetë një votim korrekt sipas ligjit, mos jetë i keqpërdorur, sepse për një herë të vetme ne duam zgjedhje të qarta dhe korrekte dhe sigurisht zgjedhje me një votë të qartë të qytetarëve për të ndryshuar drejtimin e vendit, për të luftuar realisht korrupsionin, për të luftuar vërtet për kohezion social. Është kaq e rëndësishme sa njerëzit duhet të përdorin këtë mundësi dhe të votojë."

Kryetari i PS, Edi Rama: “Është gjithmonë e më e qartë se ka një vetëdijesim shumë të posaçëm të të gjithë komunitetit ndërkombëtar, të të gjitha forcave që janë me sytë nga Shqipëria, institucione, parti, për të garantuar ndryshimin përmes votës. Për të garantuar që shqiptarët të mund të vazhdojnë në rrugën e integrimit me një qeveri të dalë nga vota e lirë dhe sigurisht me një qeveri e cila të ndryshojë drejtimin e vendit. Është përditë e më e qartë për të gjithë se pse Shqipëria ka ngecur, se kujt i takon përgjegjësia për ngecjen e saj dhe se Shqipëria duhet të rifillojë rrugën e saj drejt perspektivës europiane përmes votës së lirë dhe përmes zgjedhjeve që të ndajnë këtë të shkuar që vazhdon me të ardhmen që është prapa derës.”

KOMENTE