Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryekomisar Dritan Lama do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
English

Kryekomisar Dritan Lama do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Me hidhërim të thellë u përcoll sot për në banesën e fundit Kryekomisar Dritan Lama, trupi i të cilit u preh në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.

Në nderim të Kryekomisar Dritan Lama u zhvilluan homazhe në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nga ora 12.30’ – 13.45’.

Nën muzikën funebre, përfaqësues të lartë të Shtetit dhe Qeverisë Shqiptare, drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit, kolegë dhe miq të të ndjerit, të afërm dhe bashkëqytetarë të tij, i kanë bërë nderimet e fundit Kryekomisar Dritan Lama.
"Erdha për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta, nderimin tim më të madh për rënien në detyrë të Komisarit Dritan Lama, njërin nga oficerët, komisarët e shquar të Policisë së Shtetit shqiptar. Ky akt kriminal, ky akt barbar do të marrë të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor. Qeveria do të mobilizojë çdo burim, çdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe të gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar. Edhe një herë shpreh mbështetjen e plotë të qeverisë për forcat e rendit publik. I garantoj qytetarët se krimi nuk do të mundet kurrë të mposht, vullnetin e tyre për të bërë ligjin në të katër anët e këtij vendi. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve, të afërmve, por edhe të gjithë efektivit të Policisë së Shtetit”- u shpreh Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha pas zhvillimit të homazheve në nderim të Kryekomisar Dritan Lama.

Më herët, Ministri i Brendshëm Z. Flamur Noka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj, gjatë vizitës së ngushëllimit në familjen e Kryekomisar Dritan Lama, shprehën ngushëllimet më të sinqerta në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, dhe ato personale, duke shtuar se humbja e parakohshme e Kryekomisarit, bashkëshortit dhe babait, ka mbushur me trishtim të thellë jo vetëm familjen dhe të afërmit e tij, por edhe këdo që e ka njohur e ka punuar me të, si dhe çdo shqiptar.

Më tej Z. Noka dhe Z.Burgaj garantuan familjarët e të ndjerit se mbështetja e Qeverisë dhe e Policisë së Shtetit ndaj tyre nuk do të mungojë kurrë.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit Kryekomisar Dritan Lama, kryen homazhe Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Brendshëm Z. Flamur Noka, Ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami, Ministri i Drejtësisë Z. Eduart Halimi, Ministri i Transportit Z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Z. Xhemal Gjunkshi, Avokati i Popullit Z. Igli Totozani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të artit, kolegë, familjarë dhe të afërmit, etj.

Pas kryerjes së ceremonisë së homazheve, trupi i Kryekomisar Dritan Lama u përcoll në drejtim të varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Flamuri dhe simbolet iu dorëzuan familjarëve të të ndjerit Kryekomisar Dritan Lama nga Ministri i Brendshëm Z. Flamur Noka.

“Kryekomisar Dritan Lama, gjatë gjithë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit është shquar për korrektësi, figurë të pastër morale, përkushtim, rezultate të larta dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të detyrës përmes zbatimit me korrektësi të ligjit, si dhe për marrëdhënie shumë të mira me kolegët dhe komunitetin, duke fituar dhe gëzuar respektin dhe mirënjohjen e plotë të tyre. Familja, miqtë, kolegët, dhe bashkëqytetarët e tij do ta kujtojnë gjithmonë Dritanin si birin më të mirë e të përkushtuar, si një prind shembullor e të devotshëm, si një mik e shok bujar, të dashur dhe zemërmirë, dhe komuniteti si një njeri me cilësi të larta morale, që i shërbeu pa u lodhur në çdo moment të jetës së tij. Guximi, vendosmëri, forca dhe vepra jote do të frymëzojë gjeneratat në Policinë e Shtetit në përpjekjet për të bërë jetën e qytetarëve më të sigurt “ - u shpreh në fjalën e tij të rastit Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Hapura në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Muharrem Furriku.

Më tej Z. Furriku tha se policia është gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe jetës, dhe gjaku i Dëshmorëve të Policisë, që me jetën e tyre u bënë mburoje e vlerave më të larta njerëzore, është kontributi më i çmuar për funksionimin e shtetit ligjor.

“Sakrifica sublime e të rënëve të policisë është treguesi më i qartë i vlerave njerëzore dhe profesionalizmit të punonjësve të Policisë së Shtetit që çdo ditë, çdo çast, jetën e mbrojnë me jetë. Akti i tyre dëshmon më së miri sakrificat e Policisë së Shtetit në përpjekjet për të bërë jetën e qytetarëve më të sigurt, njëkohësisht shpreh vullnetin e palëkundur të çdo punonjësi në radhët e saj për të punuar pa reshtur për më shumë rend e siguri” – vijoi Z. Furriku.

KOMENTE