Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vret gruan dhe veten për të shpëtuar nga vuajtjet
English

Vret gruan dhe veten për të shpëtuar nga vuajtjet

Një ngjarje tronditëse por dhe e dhimbshme për nga përmbajtja ka ndodhur në San Mauro Torinese, Itali.

Një çift të moshuarish kanë vrarë veten për t'i dhënë fund vuajtjeve të pleqërisë.

Antonio Croveris 85 vjeç dhe Giuseppina Saverino 81 vjeç, u gjetën në shtëpi nga kujdestarja e tyre pasdite, pasi ajo ukishte shërbyer drekën dhe ishte larguar për t'u kthyer më vonë.
Nga ana e policisë thuhet se shkak për këtë vrasje të dyfishtë ishte fakti se i moshuari nuk duronte dot më gjendjen e së shoqes, e cila kishte nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës, ndërsa druhej se me kalimin e viteve nuk do mund ti gjendej pranë.

Kështu priti që kujdestarja të përgatiste drekën për ta dhe të dilte nga shtëpia rreth orës 13.00 të ditës së djeshme, ndërsa do kthehej pak orë më vonë.

Fillimisht e mbuloi gruan për të ndenjur ngrohtë dhe më pas i preu damarët e dorës me thikë. Në dëshpërim e sipër tentoi të bëjë të njëjtën gjë edhe ai, por nuk ia doli. Më pas shkëputi një tub gazi nga kuzhina dhe e futi në gojë, duke gjetur vdekjen i helmuar.

Kur u kthye kujdestarja rreth orës 16.30 gjithçka kishte ndodhur, ndaj ajo u përball me një skenë të tmerrshme.

Gruaja telefonoi dy fëmijët e çiftit dhe policinë, nga ku ishin dëshmitë e fëmijëve që hodhën dritë, mbi shkaqet që detyruan të moshuarin të ndërmerrte aktin fatal.

KOMENTE