Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremoni nderimi e falënderimi për Këshilltarin e ICITAP, Z. Mark Paresi
English

Ceremoni nderimi e falënderimi për Këshilltarin e ICITAP, Z. Mark Paresi

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sot u zhvillua një ceremoni në shenjë nderimi e falënderimi për Këshilltarin e ICITAP, Z. Mark Paresi, i cili përfundoi Misionin e Tij në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj, Drejtori i Programit ICITAP Z. Stiv Bennett, Përfaqësues të OSBE-së, drejtues të lartë në Policinë e Shtetit, etj.

Në fjalën e rastit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj, duke evidentuar kontributin dhe punën tre vjeçare të Këshilltarit të ICITAP- Z. Mark Paresi në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, u shpreh:

“Falë vullnetit, dëshirës, kontributit të Tij, policia shqiptare ka arritur disa standarde, si procesi i rekrutimit në Policinë e Shtetit, konkurrimet për ecurinë në gradë, diversiteti, rritja e performancës së Drejtorisë së Standardeve dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, kontrolli civil dhe procese të tjera shumë të rëndësishme.

Është dora e tij, këmbëngulja e tij, si dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në arritjen e këtyre standardeve.”

Duke vlerësuar punën dinamike dhe shumë aktive të Z. Paresi, Z. Burgaj shtoi se Ai do të jetë një mik i vërtetë i organizatës së Policisë së Shtetit.

Drejtori i Programit ICITAP, Z. Stive Bennett, gjatë fjalës së tij, duke falenderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për vlerësimet e shprehura për kontributin dhe punën e Z. Paresi për organizatën e Policisë së Shtetit, theksoi se puna e re e Z.Paresi në Shkup, do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit të organizatave të këtyre vendeve.

Ndërkohë Z. Paresi, duke shprehur falënderimet për vlerësimet e bëra, evidentoi progresin e Policisë së Shtetit në drejtim të barazisë gjinore.

“Duhet të jeni shumë krenar që jeni organizata e vetme në Shqipëri që keni marrë masa për të arritur mundësi të barabarta punësimi ndërmjet meshkujve dhe femrave në organizatë” – u shpreh në fjalën e tij Z. Paresi.

Më tej Z. Paresi thekosi se falë drejtimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të tjerë programi i diversitetit rezultoi të jetë i suksesshëm.

Për vlerësimin e kontributit në ndihmë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Z. Hysni Burgaj, akordoi për Z. Paresi Çertifikatë Lavdërimi për “ Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta në asistencën e vazhdueshme për reformimin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit”.

KOMENTE