Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Athina në Shqipëri Malken Muho
English

Ekstradohet nga Athina në Shqipëri Malken Muho

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mbrëmë, datë 28 Shkurt 2013, është bërë ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Malken Muho, vjeç 34, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 54, datë 26. 05. 2003, e ka dënuar me 21 vjet burg për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.

I ekstraduari Malken Muho, me datë 27 korrik 1998, rreth orës 20.00’, në lagjen Kushtrimi, Berat, në bashkëpunim me shtetasin Narbis Goxhi, ka vrarë shtetasit Englant Toska, Gem Arapi dhe Mustafa Ruhja, si dhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datën 04 tetor 2012, është bërë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE