English

MB: Aflatoksina në qumësht në nivel jo të rrezikshëm (VIDEO)

Pas bujës së madhe lidhur me përmbajtjen e Aflatoksinës në qumësht, sot Ministria e Bujqësisë qetësoi konsumatorët duke deklaruar se substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg normave të rrezikut për shëndetin.

"Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre", thotë Gani Moka, drejtor i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal."
1692

KOMENTE