Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
4 vjeçari që vuan nga kruarja e tmerrshme e lëkurës (FOTO)
English

4 vjeçari që vuan nga kruarja e tmerrshme e lëkurës (FOTO)

Djali që shihni në fotot në krah është 4 vjeç dhe po pret për një transplantim të mëlçisë pasi ka lindur me një sëmundje të rrallë gjentike.

4 vjeçari Aarron Higgins vuan nga Sindromi Alagille, mjaft i rrezikshëm për jetën pasi prek organet vitale dhe prek një në 100 mijë fëmijë.

Sindromi të jep ndjesinë e të pickuarit të mushkonjave duke krijuar një kruarje të tmerrshme në lëkurë.

Edhe transplantimi nuk sjell zhdukjen e plotë të sëmundjes por lehtësimin mjaft të ndjeshëm të kruarjes së lëkurës.
Djali ka pasur 15 operacione, duke përfshirë edhe kirurgji të hapur të zemrës, por sistemi i tij imunitar është kaq i dobët se ai vazhdimisht mbledh infeksione.
Aarron, nga Baillieston, Glasgow, do të vlerësohet muajin e ardhshëm nga specialistë të mëlçisë nga spitali Mbretëror në Londër për të parë nëse ai është i përshtatshëm për një transplantim.

Nëna e tij tregon se kruarja është e tmerrshem aq sa ai gjakoset nga të kruarit. Ai për disa ditë është mirë pas mjekimit, dhe më pas fillon përsëri. Preferon një kohë të ftohtë pasi kur ngrohet ai kërkon ndihmë pasi kruarja e tij është e padurueshme.

KOMENTE