Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI: Protesta ne Shkup u instrumentalizua nga PDSH
English

BDI: Protesta ne Shkup u instrumentalizua nga PDSH

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) se ka instrumentalizuar protestën e sotme paqësore të shqiptarëve, duke e shndërruar në protestë të dhunshme dhe me rrezik për qytetarët raporton Zhurnal.

Duke bërë thirrje për gjakftohtësi, kjo parti ka siguruar se të gjithë fajtorët për sulmet ndaj fëmijëve shqiptarë, do të zbulohen dhe dënohen.

“BDI konsideron që e drejta për të protestuar dhe shprehja e lirë e mendimit është e drejtë themelore e qytetarit, mirëpo shprehim keqardhje për ngjarjet e sotshme, ku Partia Demokratike Shqiptare instrumentalizojë një protestë legjitime të qytetarëve që kishte për qëllim të shpreh mllefin e shqiptarëve ndaj tërbimit të djeshëm të huliganëve maqedonas duke e shndërruar atë në protestë të dhunshme për qëllime elektorale. Me këtë veprim rëndë rrezikoi jetën e qytetarëve, dëmtoi imazhin e shqiptarëve dhe kërcënon perspektivën e vendit. BDI edhe një herë fton qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve të subjekteve dhe grupeve që janë të gatshme të venë në rrezik jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit për interesat e ngushta partiake”, thuhet në reagimin e shkruar të BDI-së.

“Garantojmë që secili që do të ngre dorë mbi shqiptarë do të merr dënimin e merituar dhe maksimal gjë që edhe e kemi dëshmuar në të kaluarën. Sigurojmë qytetarët që nuk do të lejojmë asnjë strukturë që të shkatërrojë atë që bashkë e kemi ndërtuar ndër vite për të siguruar mirëqenie dhe ardhmëri për shqiptarët në vend”, vijon më tej reagimi.

KOMENTE