English

Kujtim Kraja ekzekutohet në rrethana misterioze

Kujtim Kraja 30 vjeç nga Shkodra ekzekutohet me bresheri automatiku mesditen e sotme ne Shkoder ne rrethana misterioze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 minuta në periferi të qytetit, tek Varrezat e Deshmoreve. Viktima ndodhej i vetem në automjetin e tij të punës, tip kamionçinë, kur është qëlluar prej një distance të afërt me nje breshëri automatiku kallashnikov, pas një prite të ngritur nga përsona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e pesë plumbave të marrë në trup 30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjehershme. Policia mori provat ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet por për momentin ngjarja nuk ka as autor dhe as motive. Deklarimet e familjarve se viktima dhe të afërmit e tij nuk kishin asnjë konflikt e ka bërë akoma më të vështirë zbulimin e ngjarjes nga policia.

KOMENTE