Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avioni gjerman kthehet në një hotel super luksoz (FOTO)
English

Avioni gjerman kthehet në një hotel super luksoz (FOTO)

Një avion gjerman është kthyer në një suitë hoteli nga zinxhiri i njohur i hoteleve që ofron qëndrime në vende të çuditshme.

Sovjetiku Ilyushin II-18, tani është një strehim luksoze i plotë me Jacuzzi, sauna, bar, kuzhinë luksoze restorant dhe një dhomë me ekran televiziv.
Faqja gjermane e lajmeve lokale raportoi se kabina e avionit është lënë e paprekur, kështu që mysafirët mund të shkojnë direkt nga lagjet luksoze në vendin e pilotit.

Aeroplani u përdor fillimisht nga liderët e Gjermanisë Lindore, dhe mund të ketë transportuar edhe ish-liderin e Gjermanisë Lindore Erich Honecker.

Kompania sipërmarrëse hollandeze e Ben Thijssen, kompania e të cilit hotelsuites.nl gjithashtu ofron qëndrime në vende të tjera të pazakonta të tilla si burgje dhe varka, tha se ai kishte qenë në kërkim për një avion për ta kthyer në një hotel për vite me rradhë.

Kur ai e gjeti Ilyushin ai tha se realizoi qëllimin e tij të pazakontë.
Ai e bleu atë dhe e ekspozoi nga Gjermaninëa në fshatin holandez Tegue. Shpenzimet e rinovimit janë marramendëse por tashmë atje mund të flenë 2 persona në një super luks.

Ai tha: "Ju mund të fle në të gjitha llojet e akomodimit, por jo në një aeroplan. Unë vendosa dhe kjo ishte e përsosur. "
Aeroplani ka histori të ndryshme përsa i përket transportimit të udhëheqësve por nuk dihen shumë gjëra pasi mbahen sekret.


Një ish-pilot i Ilyushin tregoi se kishte kaluar një natë në aeroplan dhe ishte mjaft i kënaqur madje kur pa vendin e tij të pilotimit që nuk ishte prekur.

Një qëndrim në aeroplan fillon nga 350 euro në natë.

KOMENTE