English

Cilat ushqime duhet të konsumojmë kur jemi me grip dhe cilat jo

Te gjithe flasim dhe perpiqemi per te ngrene ushqim te shendetshem duke i dhuruar trupit te gjitha vitaminat dhe mineralet qe ai ka nevoje per te qene gjithnje ne forme dhe te mos semuremi asnjehere.

Askush nuk e do semundjen madje dhe gripin pasi na prish planet tona. Per te qene gjithmone te shendetshem dhe sidomos ne kohen e gripit mos i ndani ushqimet e meposhtme edhe pse eshte mire qe ato te hahen vazhdimisht. Ato kane mjaft vlera ushqyese dhe kuruese per organizmin.


1. Hudhra

Vret bakteret pa pardon, ndërsa është efikase për shkak të kompozimit alicinë, i cili bllokon infeksionet. Duhet të grimcohet e freskët në supën e pulës ose të gatuhet me ndonjë perime, më së miri me brokoli.

2. Xhenxhefili

Rrënja e kësaj bime orientale është dëshmuar të ketë efekt kundërinflamator. Është i shkëlqyeshëm si shtesë e ushqimeve me mish pule, ndërsa mund ta preni në shkopinj të hollë dhe t’i vëni në ujin e vluar, është gati kur uji merr ngjyrë të verdhë.

3. Proteinat

Proteinat duhet t’i konsumoni kur jeni të sëmurë dhe në rastet kur nuk ndjeni shijen e ushqimit, të paktën pak peshk, pulë ose mish gjeldeti, sepse do t’u ndihmojnë në krijimin e rruazave të bardha të gjakut. Biftekët shmangni sepse yndyrat do të rëndojnë sistemin e imunitetit dhe as nuk do ta keni lehtë ta tretni.

4. Supa

Supa e pulës e gjyshes është e mirë për fyt dhe ka përbërës ushqyes që janë të shkëlqyeshëm në luftën kudër infeksioneve. Po themi e gjyshes, që nënkupton që duhet të harroni supet e blera.

5. Çaji

Cilido çaj është i pasur me antioksidantë që janë aleat i rëndësishëm në luftën kundër infeksioneve, ndërsa sasia e mjaftueshme ndihmon në zgjidhjen e problemeve të këlbazës nga mushkëritë, fyti dhe hunda.

Çfarë nuk duhet të konsumoni:

1. Lëngjet

Sado që shkruhet që lëngu ka vitaminë C, por që edhe duhet të pihen shumë lëngje, lëngjet nga dyqanet kanë për së tepërmi sheqer dhe kalori. Sheqeri do të pengojë qelizat e bardha të gjakut, ndërsa edhe kaloritë nga lëngjet nuk janë shumë të dobishme. Prandaj konsumoni lëngje që janë natyrore, konsumoni leng rrushi, portokall dhe limon dhe do të ftoni mjaft fibra, sheqer natyror dhe vitaminë C.

2. Alkooli

A duhet të theksohet që trupi i sëmurë nuk ka nevojë për alkool? Për skeptikët, alkooli redukton sistemin e imunitetit dhe parandalon trupin për të luftuar me infeksionet, ndërsa edhe dehidron organizmin. Prandaj, alkool zero!

3. Produktet e qumështit

Është diskutabile nëse përkeqëson apo jo infeksionet qumështi, por produktet e fermentuara si kosi dhe kefiri me përbërjen e vet (proteina, vitaminë D) mund të ndihmojnë.

KOMENTE