Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duke dashuruar të pamundurën. Qejfi zgjatka pak, ndërsa dhimbja s’paska fund
English

Duke dashuruar të pamundurën. Qejfi zgjatka pak, ndërsa dhimbja s’paska fund

Duke dashuruar të pamundurën

Me këtë tregim të ri, rikthehet për lexuesit autori Erion Selmani

...Për të mos ulëritur nga inati ajo zbuti tonin e zërit me stërmundim.- Ti më rrëshqet çdo ditë. Më trajton si dashnore, se dashnorja telefohet me orar. Po shyqyr që je i përpiktë me këto oraret e tua.- shtoi ajo me ironi . –Anila, unë jam i martuar.-ja preu shkurt ai.
-Po pse s’ma the që në fillim!? Bërtiti ajo me sa kishte fuqi. Celularët u mbyllën nga të dyja anët. Roberti nuk pati asnjë dëshirë të bindte Anilën për të vërtetën që dihej. Anila e dinte mjaft mirë se Roberti qe i martuar me kolegen e saj Martinën. Të dyja jepnin mësim në të njëjtën shkollë 9-vjeçare e kështu ndërmjet koleges së saj qe njohur me bashkëshortin e Martinës, domethënë Robertin.

Gjatë dy muajve të dashurisë së tyre ilegale…, Anila se kishte përmendur kurrë fjalën martesa jote, apo gruaja jote. Ajo me shumë stil, thuajse art e kishte shpërfillur egzistencën e Martinës, e kishte të ngjarë që në ndërgjegjen e saj ajo e harronte që ai ishte burri i asaj tjetrës.
Qenë njohur me Robertin tek shkolla kur ai shkonte atje për të marrë të shoqen nga puna e më pas kishin pirë kafe të tre bashkë siç ndodh shpesh midis kolegësh apo të njohurish.
Kishte qenë pikërisht ajo pasdite në kafe kur Anila kishte humbur kontrollin dhe qe joshur përfundimisht nga idea se Roberti do i përkiste.
“Se pranoj dot më, të më trajtosh si dashnore” i nisi ajo sms sapo mbaroi biseda telefonike.
“Po atëherë si duhet të të trajtoj, cila je ti për mua, sipas teje? pyeti ai ndërmjet sms.
“Jam e fejuara jote. Të dua marrëzisht! Më mungon shumë! Dua të të takoj urgjentisht” shkroi Anila, disi e eksituar, mbase edhe e përndezur në maksimum nga “vuajtja” që ai s’qe pranë saj.
“Hajde tek tezja, ora 16:00”, shkroi ai më tepër se i kënaqur nga mesazhi i Anilës.
Takoheshin shpesh tek tezja e tij e moshuar, e cila banonte vetëm dhe u linte banesën në dispozicion.
“Ja pra:skena, gjërat, tradhëtia po përsëriten” mendoi ai kur u përqafua me Anilën në dhomën e gjumit të tezes së tij. Qenë të dy mbi 30 vjeç, shtatlartë , ai me flokë ngjyrë gështenje ndërsa ajo flokëverdhë.
-Robert! Mos mi shqit sytë ndërsa zhvishem. Më vështro sikur po bën dashuri me trupin tim, sikur po më ledhaton me sytë e tu, sikur po më “përdhunon” me afshin tënd…

Ai e shikonte me ëndje por më shumë se trupin e saj, shihte buzët dhe sytë e saj. Qenë ato buzë, që e kishin shpartalluar, qenë sytë e Anilës të cilët e kishin dashuruar pas saj. Ose ashtu i qe dukur atij në fazën fillestare të njohjes. Krejt ndryshe nga mahnitja e javëve të para, kohët e fundit ai provonte ndjenjë faji që po tradhtonte të shoqen.
Anila qe gati. Tashmë ishte momenti i shtratit të ndjenjave….
E zhdërvjellët si përherë ajo rrëshqiti poshtë atij për t’u mbuluar e tëra me trupin e Robertit, për t’u shtypur krejt nga trupi i tij, për të shijuar çdo prekje, për të gëzuar të gjitha shtyrjet, për të qetësuar... hormonet, për t’u ndjerë femër….

Qenë pikërisht këto takime dashurie që i lidhnin me njëri-tjetrin, përherë e më shumë. Mirëkuptimi në krevat, pasioni i pashuar, shijet e përbashkëta erotike, ishin me të vërtetë në harmoni të plotë, ndaj Roberti sa më shumë mendohej kohët e fundit për ta lënë Anilën, e dinte që do të humbiste shumë gjëra të bukura, nga ato kënaqësi që tashmë nuk përjetonte më me bashkëshorten e tij.
Po. Dashnorja kishte tjetër shije, më tepër lezet, e njëkohësisht telashe thuajse të frikshme, për të mos thënë se ndonjëherë marrëdhëniet jashtëmartesore, mund të shndërroheshin edhe në tragjedi... Për fat të keq.
-Anila, dua të të them një gjë.- tha Roberti pas dashurisë. Po prisnin të ulur mbi divan kafen që po u bënte tezja, siç ndodhte gjithmonë pasi kishin kryer punë…
Në fakt ai do ta donte kafen para se të përfundonin në shtrat, ndërsa Anila e parapëlqente kafen pas dashurisë.
Tezja u solli dy kafet dhe i la vetëm. Ai piu kafe, e pa në sy Anilën dhe foli mendueshëm, me shumë ngadalë. Ngjante sikur vetë fjalët nuk donin të dilnin nga goja, ose qenë dhëmbët që pengonin daljen e fjalëve.

-Ti thua se po të trajtoj si dashnore, ndërkaq thua se je e fejuara ime. Po sikur kjo histori midis nesh të ishte për mua thjesht aventurë, madje edhe për ty.
-Qysh the Robert?- Aventurë?- Anila qe prishur në fytyrë, me sy të egër nga dhimbja që i shkaktuan fjalët e tij. Do të donte të dëgjonte ndonjë fjalë dashurie, ndonjë premtim, qoftë edhe gënjeshtër, po ama ajo donte të ndihej femra e tij, e fejuara e tij, e në asnjë mënyrë jo; aventura e tij erotike. Ajo ishte pikërisht ajo që e ngopte, ose i qetësonte shpirtin mashkullor, me gjithë qënien e saj, me krejt feminilitetin e saj.
Anila foli sërisht por, me zë të përvuajtur kësaj here.

-U ngope zotrote me femër... Tashti po pi kafe e më pas do ikësh në shtëpi tek gruaja. Doemos unë jam aventura jote.
-Dëgjo e dashur. Me mua s’ke të ardhme. Unë nuk do e braktis gruan për ty. Shiko të gjesh ndonjë burrë beqar.
-Ahhh, sa i poshtër që paske qenë! Ti mashkulli im, ti i fejuari im, më thua mua të gjej ndonjë tjetër!? Gruaja jote jam unë, dhe sonte s’ke për të vajtur tek ajo tjetra. Biles aventura jote është ajo, jo unë. Pasi unë jam e vetmja dashuri e jotja, e papërsëritshme dua të them. Jam zemra jote, e këtë dua ta theksoj.

-Ndërsa unë dua të theksoj se për ty provoj shumë dhembsuri, të dua të mirën. Anila! Ti më pëlqen shumë, të kam xhan, të admiroj por, nuk të dashuroj. Ti Anila po dashuron të pamundërën, atë që nuk të përket. Ti po “vjedh” burrin e dikujt tjetër!
-Jooo!-Qenke i pashpirt! Këtë s’doja ta dëgjoja. U kënaqe zotrote mua. Pa hë më thuaj;Ja bëre qejfin vetes në krevatin tonë, dhe tani thua se nuk më dashuron! Si!? Më konsideron vetëm vegël erotike!?.- Anila doli nga shtëpia midis sharjesh dhe britmash. Tashmë historia e saj me Robertin kishte marrë fund.
Në ditët që vijuan Roberti ndihej si i çliruar nga prangat. Historia e dashurisë ilegale.. me Anilën i qe bërë si litar i lidhur në fyt. Nuk e duronte dot atë dopjo dashuri.
Ishte shumë e ndërlikuar jeta bashkëshortore, e duke shtuar edhe marrëdhënien jashtëmartesore e dërrmonte shpirtërisht, po edhe fizikisht. I qe dashur për dy muaj rresht të kënaqte në shtrat dy femra. Anilën gjatë pasdites tek tezja e tij, dhe në darkë gruan në dhomën e tyre të gjumit.

Kishte qëlluar disa herë rresht që ai të bënte dashuri me të dyja brenda të njëjtës ditë e natyrisht nuk ishte një fjalë goje të jepte maksimumin pët dy femra brenda ditës. Nqaqë atij i qe dashur të tregohej në lartësinë e duhur me bashkëshorten pasdarke në shtëpi, kur bënin dashuri, dhe sigurisht nga ana e saj Anila gjatë pasdites tek tezja e kishte “shtrydhur” si mashkull…
Tashmë Roberti kishte marrë vendimin se do i përkushtohej gruas së tij.

Ditët kalonin për bukuri për Robertin. Anila i shkruante ndonjë sms ose email, me sharje ose ofendime, po ai nuk i pëgjigjej kurrë.
Më në fund Anila ndërroi taktikë dhe ndërmjet e-mail i shprehte simpatinë e saj. “Ti je ylli im! Ti je dashnori im”, e të tjera gjëra të ngjashme. Ajo po fillonte të pranonte edhe rolin e dashnores, vetëm e vetëm ta takoheshin përsëri.

“Dua të puthem me ty! Dua urgjentisht buzët e tua! Pse nuk më kthen përgjigje o aventura ime erotike…., aventura jote…., e jona..?”. I shkruajti Anila në postën eletronike. Po ajo e mbyllte mesazhin me fjalët:“Nesër do të dërgoj një suprizë. Do ta shohësh se për çfarë arsyeje je i imi, e do të jesh përgjithmonë.”
Robertit iu vështirësua frymëmarrja të nesërmen kur lexoi e-mailin e Anilës. “Kam bërë dashuri me gruan tënde. Sa më pëlqeu Martina… jote, e imja domethënë… hahhahaha. Tashmë s’jam vetëm aventura jote erotike. Ju të dy jeni lodra ime e nxehtë… hihihihi. Jeni çifti im i dashnorëve hahahha”

Po Anila me sa shihej kishte vendosur t’ia hante shpirtin: “ja fotot tona” I shkruante ajo. Në foto Roberti pa përnjëmend gruan e tij të përqafuar me Anilën. Në fotografinë e dytë ato vështronin njëra-tjetrën në sy, me atë ëmbëlsi të personave që sapo kanë rënë në dashuri midis tyre… Në foton e fundit Martina, qe lakuriqe mbi divan dhe mesa kuptohej Anila e kishte fotografuar.

Dhe në mënyrë të pashpirt ajo i çoi tjetër e-mail, atë më rëndësishmin: Një file audio kishte rregjistruar bisedat e dy femrave. Anila në mënyrë të fshehtë, kishte rregjistruar me celularin e saj zërin e gruas së tij. Në audio dëgjoheshin biseda të pista midis femrash, fjalë të pahijshme të cilat ato nuk i thoshin kurrë përballë meshkujve, gjersa erdhi momenti kur fjalët ndërpriteshin dhe dëgjoheshin puthje dhe ofshamat e dy femrave. Anila paskësh kryer vërtet marrëdhënie… me gruan e Robertit.
Merrej vesh lehtësisht se qe hakmarrje ndaj tij. Ato të dyja punonin bashkë dhe qe kollaj fare që të takoheshin, ndaj Anila me shkathtësi, ndoshta edhe me shumë vështirësi, ja kishte mbushur mendjen për të kryer atë punë midis dy femrash.

Atij iu duk se i ra bomba mbi krye. E kishte lënë Anilën për të respektuar martesën e tij, kurse kësaj here qe gruaja që e tradhëtonte. Dhe me kë pra? Pikërisht me ish të dashurën e tij. Nuk arrinte ta gëlltiste dot. Qe vërtet kafshatë që nuk kapërdihej kjo lloj tradhëtie, jo fort e zakonshme….
Po ta kishte tradhëtuar me ndonjë djalë të ri, apo qoftë edhe burrë i moshuar, besonte se nuk do të ishte ndjerë aq keq. Se janë episode që mund t’i ndodhnin kujtdo. Po që gruaja tradhëtonte burrin me një tjetër grua, kjo qe fort e padurueshme, për të mos thënë e pështirë në disa aspekte.

Balli iu mbush me djersë të ftohta. Doli nga shtëpia për t’u endur kuturu nëpër trotuaret e qytetit. Vazhdoi të ecte për orë të tëra gjer në mbrëmje vonë. Celularit i binte zilja çdo minutë, po ai s’mundi të gjente forcë për t’u përgjgjur. Sigurisht që e telefononte gruaja duke parë që ai nuk po kthehej në shtëpi. E kërkonte ajo që e kishte tradhëtuar….

“I humba të dyja”, tha me vete ai. E dinte se me Anilën kishte mbaruar gjithçka. Dhe qe kjo supriza… femërore…që po e ndante nga bashkëshortja.. Nuk do të kthehej më në të njëjtën shtëpi me gruan, madje tashmë ish-gruan e tij.
U ndal i lodhur nga ecja dhe u ul të pushonte mbi stolat e lulishtes së vogël.
“Sonte jam i vetmuar. Nesër do të jem po ashtu vetëm. Ka të ngjarë që e meritoja se u bëra tradhëtar sa për aventurë erotike… Nuk rashë kurrë në dashuri me Anilën e megjithatë e takoja fshehurazi, sa për qejf. Po qejfi zgjatka pak, ndërsa dhimbja s’paska fund” mendoi ai i pikëlluar.

Sapo kishte nisur për Robertin nata e parë jashtë banesës. Por, atë natë të freskët vjeshte kishte përfunduar për atë edhe koha e aventurave erotike….

KOMENTE