Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha inaguron rrugën e re Ruzhdie- Margelliç
English

Kryeministri Berisha inaguron rrugën e re Ruzhdie- Margelliç

Kryeministri Berisha inauguroi pasditen e sotme, segmentin rrugor Ruzhdie- Margelliç, në qarkun e Fierit, investim me vlerë 120 milionë lekë, i cili lidh komunën Ruzhdie me bashkinë e Patosit.
Rruga me gjatësi 3.7 km dhe gjerësi 5 metra, dikur një pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave, është shndërruar tashmë, në një infrastrukturë moderne e bashkëkohore, nga e cila përfitojnë 5 mijë banorë dhe 6 fshatra.

Kjo zonë e mirënjohur për prodhimet bujqësore, ullishtat, vreshtarinë, blegtorinë, si dhe prodhimin e vajit të ullirit, do të përfitojë nga rruga e re, lehtësi të mëdha për transportin e këtyre prodhimeve drejt tregjeve të të Patosit, Fierit dhe Lushnjës.

Në komunën e Ruzhdies janë ndërtuar deri tani mbi 10 km rrugë, po ndërtohet shkolla 9 vjecare dhe se shpejti fillon ndërtimi i ujësjellësit te tre fshatrave, Ruzhdie, Siqet e Gjinoqar.

Ndërsa në qarkun e Fierit gjatë viteve të fundit janë investuar mbi 620 milionë euro në ndërtimin e 75 ujësjellësave e kanalizimeve, 91 shkollave dhe 64 qendrave shëndetësore.

Përsa i përket infrastrukturës rrugore janë ndërtuar mbi 500 km rrugë kombëtare dhe rurale me një vlerë prej 280 milion euro. Nga këto 220 milion euro janë investuar në ndërtimin e 235 km autostrada e rrugë kombëtare ndërsa 28 milion euro janë investuar në mbi 195 km rrugë rurale. Se shpejti fillon ndertimi i By-pass-it te Fierit 21 km me vlere 38milion euro.

Në sistemin e Energjisë Elektrike dhe Hidrokarbureve janë investuar 284 milion euro, ndërsa në bujqësi janë investuar 7.5 milion euro. Janë mbjelle sipërfaqe 1390 ha: nw te cilat 1200 ha me ullinj ose 350 000 rrenje ullinj ) dhe me dru frutorë 240 ha ( peme frutore e vreshta). Janë subvencionuar 4400 krerë bagëti dhe kane përfituar 2350 fermerë ne te gjitha skemat subvencionuese. Gjithashtu janë realizuar 3.5 milion euro investime ne kanale vaditëse e kulluese.

Kryeministri Berisha përshëndeti banorët e mbledhur me këtë rast dhe shprehu për ta vlerësimin dhe mirënjohjen më të thellë për shpirtin e tyre punëtor, përkushtimin ndaj vlerave të demokracisë, si dhe për vendosmërinë për të ndryshuar Ruzhdien, fshatrat dhe zonat përreth cdo vit e më shumë.

Kryeministri iu premtoi banorëve se qeveria do të financojë çdo projekt, në katër katër anët e komunës së tyre, për ta bërë atë me rrugë, kanalizime, ujësjellësa, shkolla, qendra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje e qyteteve të vendit.

KOMENTE