Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedhjet e farmacive destinacion i ri për hajdutët (VIDEO)
English

Vjedhjet e farmacive destinacion i ri për hajdutët (VIDEO)

Tashmë përkrah vjedhjeve të shumta që po ndodhin ku si objekt kryesor kanë qenë dyqanet e floririt, kazinotë apo dhe njerëzit në rrugë, një tjetër "treg" vjedhjesh është piketuar nga hajdutët.

Farmacitë janë një destinacion i ri për shumë vjedhës. Sipas Urdhërit të Farmacistëve janë vjedhur 17 farmaci, 7 prej të cilave në Tiranë dhe përveç parave hajdutët kanë vjedhur edhe medikamente, të cilët më pas i tregtojnë me çmim më të lirë në treg të zi, çka përbën rrisk të lartë për shendetin e qytetareve.

"Barnat nuk janë thjesht një ushqim i zakonshëm që shiten si fruta-perime, por barnat mbartin një rrezik të madh për popullatën, kur janë në dorë të joprofesionistëve. Tre janë rrugët e shitjes së paligjshme të këtyre barnave; të parët janë importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë, të dytët janë farmacitë dhe të tretët janë njerëzit e thjeshtë, që i blejnë këto barna me çmime më të ulëta dhe gënjehen për t'i marrë ato. Rreziku qëndron në faktin se pas vjedhjes këto barna, deri në momentin e shitjes, ruhen në kushte të papërshtatshme. Këto mund të bëhen të pavlefshme për t'u përdorur tek njerëzit, ose të humbasin efektin e tyre", thotë Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistëve.

Ndaj popullata të ketë kujdes dhe të mos bjerë pre e mashtrimeve apo të ndikohen nga çmimi i ulët pasi mund të jenë viktimë dhe më pas do të paguajnë një kosto të lartë për shëndetin e tyre.
Nga 17 vjedhje të farmacive nuk ka asnje te ndaluar. Rasti më i fundit është shënuar para dy diteve në një farmaci pranë Sanatoriumit të Tiraës
1698

KOMENTE