Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katari pushton 6 ishuj grekë (VIDEO)
English

Katari "pushton" 6 ishuj grekë (VIDEO)

Pak javë më përpara ka qenë dhe ish-kryeministri italin Silvio Berluskoni i cili shprehu dëshirën se donte që të blinte një ishull në Greqi, por tashmë fakt të kryer për blerjen e ishujve në GReqi e ka bërë një prej pasanikëve të botës, Emiri i Katarit i cili ka blerë jo 1 por 6 ishuj grekë.

Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani ka blerë gjashtë ishuj në detin Jon.

Sipas mediave greke për ishullin Oksia, që ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh ai ka dhënë 5 milion euro, ndërsa për 5 ishujt e tjerë që janë vetëm 160 hektarë, ka paguar edhe 3,5 milion euro të tjera. Të gjithë ishujt ndodhen në lindje të Qefalonisë në detin Jon, pranë ishullit legjendar të Itakës.

Emiri i Katarit pasuria, e të cilit shkon në mbi 50 miliard euro, ka 24 fëmijë me tre gratë e tij dhe përderisa në këtë zonë ndodhen 18 ishuj thuhet se ka për qëllim që t’u bëjë pothuajse të gjithë fëmijëve dhuratë nga një ishull.
Ai gjithashtu është i njohur në Greqi pasi është pushues i përvitshëm dhe prej kohësh përflitej për një blerje të tillë.
Ai ka projektuar ndërtimin e një kompleksi turistik.60-vjecari Al-Thani, një personazh i shumëpërfolur në Greqi, është një nga udhëheqësit më liberalë të Gjirit Persik, me lidhje politike dhe biznese në Europë dhe në mbarë botën, duke përmendur edhe financimin e kanalit Al Jazeera.

Ai gjithashtu ka premtuar se do të çoje ujë në ishullin e Odiseut, për të cilin deri tani asnjë qeveri në Greqi nuk ka ndërtuar një ujësjellës nga zonat përreth


1700

KOMENTE