Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada shqiptare në SHBA në prag Falimentimi (VIDEO)
English

Ambasada shqiptare në SHBA në prag "Falimentimi" (VIDEO)

Në një kohë kur qeveria shqiptare paguan miliona dollarë në vit për kompanitë lobuese, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë edhe në vendet më të fuqishme të botës janë në krizë mbijetese.

Top Channel publikon një dokument zyrtar të ambasadës shqiptare në SHBA, ku zbulohet se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike.

Letra, që mban firmën e ambasadorit Gilbert Galanxhi, i drejtohet sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiut, por paralelisht ka shkuar për dijeni edhe te kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit i Jashtëm Edmond Panariti.

“Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t’ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është ‘larje duarsh si Ponc Pilati’, në një farë mënyre duke na thënë: ‘këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni’”, shkruan ambasadori shqiptar në SHBA.

Më tej kreu i misionit diplomatik në Uashington vijon të denoncojë me tone të forta situatën, gati të turpshme të ambasadës shqiptare në shtetin më të fuqishëm të botës.
Letra e fortë paraqet një situatë gati të turpshme, ku zbulon se ambasada shqiptare në SHBA, përveçse nuk ka para të paguajë pastruese dhe sekretare është e vetmja ambasadë në Washington që nuk ka shofer dhe as karburant për makinën.

Në të jepen të tjera fakte tronditese, kur midis të tjerave zbulohet së përtej detyrimeve të papaguara me biznesin vendas, qeveria është shndërruar në borxhlie të keqe edhe jashtë kufijve të shqipërisë. Në këto kushte qeveria duket se ka vendosur ta zëvendësojë misionin e ambasadës me kompani lobuese që kanë një koso shumë më të lartë.


1703

KOMENTE