Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama ço buqeta te varri i dajës, por me taksën progresive mos u ngatërro (VİDEO)
English

Berisha: Rama ço buqeta te varri i dajës, por me taksën progresive mos u ngatërro (VİDEO)

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të Fabrikës së Miellit “Diamond” në Vorë investim i kompanisë AgroBlend me vlerë prej 8 milionë euro.
Gjate fjalimit te tij ai ka sulmuar alternativën ekonomike të Partisë Socialiste të taksës progresive, si alternativë e luftës kundër të pasurve që ky vend, tha ai, e ka provuar dhe është rrënuar.

Kjo tha kreu i Qeverisë do të ketë pasojën e parë dhe direkte shkurtimin deri në përgjysmim të vendeve të punës.

"Në qoftë se Qeveria nek merr para, per punëtorët nuk mbeten rroga dhe kjo politikë, e cila synon, ve në shënjestër më të pasurit, kjo është politika, e cila rrënoi Shqipërinë. Shqipëria kishte të pasur para lufte, gjatë luftës dhe pas saj. Lufta kundër tyre solli varfërimin më ekstrem të Shqipërisë, ndaj edhe i them zotit Rama se më mirë, hiq dorë nga dashuria për dajën tënd, se taksat e Kolekës ky vend nuk do t'i pranojë kurrë. Shko më mirë ço buqeta te varri po të duash, por me taksat mos u ngatërro", tha Berisha.
1704

KOMENTE