English

Daçiç ka refuzuar ofertën e Brukselit për veriun

Ivica Daçiç nuk pret që në raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi, si edhe në raundet e deritashme të ketë presion mbi palët. Por ai kërkon që të qartësohet se a mund të gjendet zgjidhje për veriun e Kosovës. Daçiç ka thënë se ka refuzuar ofertën e Brukselit për veriun.

“Në takimin e fundit ishte propozimi që të arrihet marrëveshje për disa parime të përgjithshme. Ato nuk përfshinin qeverisjen ekzekutive për serbët e veriut. Nuk pranova të nënshkruaj. Mund të më ofroj kushdo, por nuk do të nënshkruaj asnjëherë diçka që nuk është në të mirë të Serbisë dhe nuk mundëson ekzistencën e bashkësisë serbe në Kosovë. Do të thotë, refuzova të nënshkruaj”, ka thënë Daçiç per Blic.

“Prishtina nuk ka arsye të refuzoj propozimin e Beogradit, pasi edhe në shtetet tjera evropiane ekzistojnë krahina, rajone dhe kantone autonome. Prishtina e ka përkrahjen e SHBA-së që gjithçka që ofrojnë të jetë e bazuar në ligjet e tyre. Por nëse duan bisedime me ne atëherë kjo është një marrëveshje e veçantë politike, por jo që bisedimet të shkojnë në atë drejtim që ne t’i detyrojmë serbët në Kosovë që të pranojnë atë që shkruan në ligjet e atjeshme”, ka theksuar Kryeministri i Serbisë,

KOMENTE