Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha inaguron shkollën profesionale në Kamzë e cila ofron 9 drejtime kryesore
English

Berisha inaguron shkollën profesionale në Kamzë e cila ofron 9 drejtime kryesore

Kryeministri Berisha inauguroi sot shkollën profesionale në Kamzë. Godina e re është financim në kuadër të projektit IPA, të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare me vlerë rreth 1 milion e 100 mijë euro, është ndërtuar në një sipërfaqe rreth 3400 m2, e standardeve Europiane me rreth 24 klasa, laboratorë të kimisë, fizikës, biologjisë, IT-së, laboratorëve të specialitetit dhe palestër.

Shkolla, për 1200 nxënësit, ofron 9 drejtime kryesore të cilat specializohen në 15 profile të reja si Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Hoteleri – Turizëm; Shërbime Mjete Transporti; Bujqësi; Shërbime Sociale dhe Shëndetësore; Teknologji ushqimore; Ekonomi biznes; Administrim zyre; Ekonomi bujqësore .

Pasi ka falenderuar Bashkimin Europian për financimin bujar të kësaj shkolle, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo është shkollë lider e arsimit profesional në Shqipëri, e cila operon me rreth 15 degë, me laboratorë ndër më modernët, me një kurikul të shkëlqyer dhe ju përgjigjet nevojave të tregut, të një zone prej 280 mijë banorë.

Kryeministri Berisha theksoi se arsimi profesional dhe formimi profesional i të rinjve dhe i forcave punëtore kudo që janë, përben një nga objektivat më madhor të zhvillimit të arsimit në Shqipëri dhe se koha ka faktuar se janë zhvilluar në mënyrë më të qëndrueshme ato ekonomi dhe ato vende, që kanë ditur dhe kanë arritur të përshtaten në mënyre të pandërprerë me kërkesat dhe kushtet e tregut, nëpërmjet arsimit profesional.

Në këtë kontekst kryeministri Berisha u shpreh se në katër vitet që vijnë, arsimi profesional dhe konsolidimi i tij, rritja progresive deri në dyfishimin e numrit të nxënësve në shkollat profesionale në vend, rritja progresive e programeve, projekteve, degëve dhe nëndegëve në këto shkolla do të jenë një nga objektivat më madhor të zhvillimit të sistemit arsimor të vendit.

Më tej Kryeministri Berisha u shpreh se, për qeverinë shqiptare arsimi është përparësia e të gjitha përparësive dhe se këto vite qeveria ka bërë përpjekje të mëdha në mënyrë që të vendosë arsimin si përparësinë më kryesore të bindur se ky është kushti i të gjitha kushteve, që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë. Pas rritjes së rrogave për arsimtarët në gati 140 përqind, kryeministri Berisha premtoi se, në katër vitet që vijnë rroga e mësuesit do të jetë mbi 700 dollarë.

Gjithashtu Kryeministri Berisha u zotua se në katër vitet që vijnë, në të katër anët e vendit, çdo shkollë do të jetë e re e ndërtuar ose e rindërtuar, duke krijuar mundësinë e infrastrukturës moderne arsimore në mbarë vendin.

“Ne në një hark kohor të shkurtër ia dolëm të shtrinim internetin në të gjitha shkollat e vendit. Mos harroni se në fillim të vitit 2006 kishte internet vetëm në 40 shkolla, sot ka internet në 2 mijë shkolla. Një fillim për vitin 2006 në të gjitha shkollat e Shqipërisë gjendeshin gjithsej 900 komjutera, sot janë mbi 24 500 komjutera. Zotimi ynë për katër vitet që vijnë është mësim dixhitale për çdo klasë. Kompjuter në çdo klase, standardet më të larta në përdorimin e teknologjisë dixhitale në shkollat tona. Në katër vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka, që shkollat tona të kenë bibliotekat më të mira virtuale dhe reale. Në katër vitet që vijnë shkalla e teknologjisë dhe informacionit në sistemin shkollor shqiptarë, në sistemin arsimor shqiptarë do të jetë njëri ndër më të lartët në Europë”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se, përmirësimi i infrastrukturës në arsim do të bëjë që nga 17 përqind e nxënësve që ndjekin aktualisht shkollat private, numri i tyre do të jetë në 36 përqind.

Duke falenderuar dhe inkurajuar kryetarin e Bashkisë së Kamzës për investimet e bëra deri më tani, kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë çdo projekt për zhvillimin e kësaj Bashkie siç ka bërë deri më sot.

KOMENTE