Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cani: Vendi nuk ka qeverisje. Rama: Do të ulim taksat për 95% të qytetarëve
English

Cani: Vendi nuk ka qeverisje. Rama: Do të ulim taksat për 95% të qytetarëve

Ndërsa sot Rrugëtimi i Programit për një Rilindje Shqiptare ka ndaluar në qytetin e Kukësit ku me qindra qytetarë kuksianë kanë pritur me entuziazëm mbërritjen e kryetarit të PS, Edi Rama. Në takimin e zhvilluar në një sallë të tejmbushur me anëtarë e simpatizantë të PS, por edhe qytetarë të thjeshtë të Kukësit, anëtarët e grupit të punës për programin, Mimi Kodheli, Shkëlqim Cani dhe Arbi Mazniku kanë shpjeguar hapat që do të ndjekë qeveria socialiste pas 23 qershorit, për ta nxjerrë vendin nga rruga e rrënimit të mëtejshëm dhe kriza ku e ka zhytur qeveria aktuale.

Shkëlqim Cani ka theksuar se aktualisht vendi nuk ka qeverisje, pasi funksionet kryesore të shtetit, që nga rendi, ekonomia dhe deri te shërbimet publike janë të paralizuara. Është kjo arsyeja që opozita po reagon fort ndaj kësaj situate që ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë, me përjashtim të klientëve të qeverisë. Sipas Canit programi për një Rilindje Shqiptare parashikon zhvillimin e një ekonomie që krijon punësim. Realizimi i këtij programi do të bëj të mundur hapjen e 300 mijë vende të reja pune. Mimi Kodheli u shpreh se PS është e vendosur për të zbatuar të gjitha pikat e programit të saj për një Rilindje Shqiptare. Deputetja socialiste është fokusuar te gjendja e rënduar ekonomike që po kalon vendi. Sipas saj duke ju referuar edhe shifrave të INSTAT, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur me 21%, ndërsa shuma e parave të papaguara ndaj bankave, ato që quhen kreditë e këqija, ka arritur në 1 miliardë euro. Arbi Mazniku është ndalur në veçanti në synimin e qeverisjes socialiste për t’u krijuar mundësinë të rinjve shqiptarë, që nëpërmjet aftësimit profesional të sigurojnë një zanat dhe më pas të kenë hapësirat e duhura për ngritur një biznes të vogël. Për këtë të fundit PS do të ketë një program të veçantë stimulimi. Sipas Maznikut aktualisht vetëm 12% e të rinjve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar, ndjekin shkollat e mesme profesionale.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e tij ka thënë:
“Do të ulim taksat për 95% të qytetarëve. Do të ulim taksat për biznesin e vogël, do të ulim taksat për gjithë rrogëtaret në shtet apo tek privati që marrin një rrogë që sot është vetëm për të mbijetuar. Do ulim taksat për mësuesit, do ulim taksat për infermierët, për mjekët, për policët, do ulim taksat për nëpunësit dhe sigurisht që do rrisim taksat për deputetët, do rrisim taksat për ministrat, do rrisim taksat për kryeministrin, do rrisim taksat për të gjithë ata që sot fitojnë më shumë dhe paguajnë më pak.
Nga politikat e punësimit të qeverisë, e dini se sa vetë janë punësuar zyrtarisht, nga 1444 mijë të papunë të regjistruar? 789 vetë. Kjo është politika e punësimit e këtyre, ndërkohë që këtu Kukësi zyrtarisht e ka 26% papunësinë.
Është një zgjedhje midis një force dhe një pushteti që ka dështuar dhe nuk i ka mbajtur angazhimet që ka marrë përsipër dhe një forcë tjetër që merr disa angazhime dhe meriton të votohet për t’u vënë në provë. Këta nuk ua tregojnë dot më duart e pastra se i kanë të zhytura deri në sqetulla në llum, por tani me duart e pista mundohen t’i bëjnë pis të gjithë të tjerët dhe të thotë: Këtu të gjithë pis janë, kjo nuk ndryshon, është kot, prandaj më mirë rrini nëpër shtëpia. Ndërkohë që për njerëzit vota është mundësia për të lidhur një kontrate të re dhe për të vënë në provë një forcë tjetër”.

KOMENTE