Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ përpiqet të përdorë proçedura minuese në besimin e shqiptarëve
English

KQZ përpiqet të përdorë proçedura minuese në besimin e shqiptarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një qëndrim tërësisht politik ka dezinformuar opinionin publik, duke deklaruar lidhur me propozimet për anëtarë të KZAZ-ve se “brenda afatit ligjor kanë paraqitur propozimet e tyre PD, LSI dhe PBDNJ, ndërsa PS deri në momentin që flasim nuk ka paraqitur asnjë propozim me dokumentet përkatëse”.

Partia Socialiste dëshiron të sqarojë opinionin publik se i ka dorëzuar propozimet për anëtarë të KZAZ-ve brenda afatit ligjor që parashikon Kodi Zgjedhor, dje me datë 11 mars 2013 ora 14.00.

KQZ qëllimisht përmend si afat ligjor një datë të paqenë siç është data 8 mars 2013, si afatin zyrtar për dorëzimin e propozimeve në fjalë. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartë se afati zyrtar kur subjektet duhet të paraqesin propozimet për anëtarë të KZAZ është 105 ditë nga dita e zgjedhjeve. Mjafton dhe një llogari e thjeshtë aritmetikore për të nxjerrë datën e saktë për dorëzimin e propozime që është 10 mars 2013.
Sipas Kodit Zgjedhor, më konkretisht në nenin 125 të tij, përcaktohet qartë që nëse afati përkon me ditën e pushimit, afati shtyhet në ditën në vijim. Në rastin në fjalë data 10 mars 2013 ishte ditë e diel, duke bërë që dita e sotme, pra 11 mars 2013 të jetë dita e fundit e afatit për dorëzimin e propozimeve.

Kjo dalje e motivuar politikisht e zëdhënëses së KQZ, duke fshehur të vërtetat apo bërë të paditurën për datat dhe çka ndodh në KQZ, dëshmon qartë politizimin e administratës së këtij organi që është vënë në shërbim të partisë në pushtet. Deklarime të tilla jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës së besimit, që ky institucion duhet të krijojë por hedhin hije të forta dyshimi se KQZ përsëri kërkon të minojë besimin e publikut tek ky institucion.

Partia Socialiste garanton opinionin publik se në çdo rast do të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor, pasi është e vendosur se ardhmja e këtij vendi varet vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

KOMENTE