Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazeta serbe shkruan: SHBA-ja aksionere me 51 % në minierat e Kosovës. Pjesa tjetër Serbisë
English

Gazeta serbe shkruan: SHBA-ja aksionere me 51 % në minierat e Kosovës. Pjesa tjetër Serbisë

E përditshmja serbe Informer ka publikuar një lajm ku deklaron se shumë shpejt SHBA-të së shpejti do të jenë në gjendje të marrin shumicën e aksioneve të të gjitha minierave në Kosovë, për të cilat “serbët kanë tapi”, dndërsa 49 përqindëshi tjetër do t’i mbetet Serbisë.

Gazeta, shprehet se burimet janë të sakta dhe vijnë nga administrata në SHBA. Ajo shkruan se kjo çështje është kontraktuar nga ministri i Burimeve Natyrore të Serbisë, Milan Baçeviq, gjatë vizitës së javës së kaluar në shtetin amerikan Illinois, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj “marrëveshjeve, Serbia do të jetë bashkëpronare e 49 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë”.

Informer shkruan se fjala është për një projekt-marrëveshje, e cila më vonë duhet të “përkthehet në një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve”.

“Në këtë mënyrë do të anulohen të gjitha privatizimet e diskutueshme që i kanë bërë shqiptarët e Kosovës dhe agjencitë të tyre privatizimit”, shkruan ditorja serbe.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, thotë se kjo është një nga propozimet e mundshme për bashkëpunim.

"Kjo, para së gjithash, ashtu siç di unë, i referohet Trepçes. Nëse ka sukses puna me Illinoisin, kjo do ishte shumë mirë për vendin dhe qytetarët e saj. Prishtinës fillimisht do t’i mohohej posedimi me pronën e minierës, ndërsa kjo pronë do të kthehej në juridiksionin e Serbisë. Një bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në aspektin politik, sepse do të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur”, tha Drecun.

Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se “Serbia nuk e njeh privatizimin në Kosovë”.

"Këtë privatizim e ka bërë vetëm një komb. Ajo që në këtë moment mund të them është se shteti zotëron pronat në krahinën jugore. Sido që të bëhet me atë pronë në të ardhmen, garantoj se kjo do të jetë në interesin shtetëror dhe të qytetarëve tanë”, Vulin. Drejtori paralel i Trepçës, Jovan Dimkiq, nuk deshi të flas për këtë temë.
"Ende nuk ka informacione zyrtar nga Ministria në lidhje me këtë, për çka nuk do të komentoj përderisa nuk zyrtarizohet kjo në dokumente”, ka thënë Dimkiq.
Oliver Ivanoviq, ish sekretar shtetëror për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, deklaron se kjo marrëveshje do të ishte joreale, dhe se “e vetmja mënyrë për të parandaluar sekuestrimin e pronave serbe është dalja në gjykatat ndërkombëtare”.

KOMENTE