Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkujtohet 70 vjetori i ikjes së hebrenjve nga Jugosllavia dhe Greqia veriore
English

Përkujtohet 70 vjetori i ikjes së hebrenjve nga Jugosllavia dhe Greqia veriore

Në brigjet e lumit të Danubit në qytetin bullgar Lom u përkujtua 70 vjetori i ikjes së hebrenjve nga Jugosllavia dhe Greqia veriore që gjetën shpëtim në Bullgari gjatë luftës së dytë botërore.

Banorët e shumtë të qytetit Lom si dhe mysafirët e ftuar nga vise tëndryshe të Bullgarisë dhe familjarë të të mbijetuarve nga Izraeli, sot festuan 70 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë. Atë kohë 11.343 hebrenj u sollën me tren nga veriu i Greqisë dhe vise të Jugosllavisë në rrugë për në kampet naziste të vdekjes, ku shumë nga ta nuk arritën të shpëtojnë.

Në mesin e mysafirëve të ftuar të veçantë ishin ambasadorët e Izraelit, SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, të cilët vendosën kurora lulesh në përkujtim të këtij përvjetori, duke falënderuar popullin bullgar në atë kohë dhe duke marrë si shembull përkushtimin e tanishëm të autoriteteve vendase për tolerancë ndër- fetare dhe bashkëpunim në mes të komuniteteve në vend.

KOMENTE