Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unë e gjeta lumturinë
English

Unë e gjeta lumturinë

Diana Marku - Te gjithe flasin per te por asnje nuk e ka pare prandaj disa thone qe lumturia nuk ekziston. Te tjere thone se lumturia shihet pikerisht atehere kur ta pranosh se ajo nuk eshte e mundur dhe as e prekshme. Ka te tjere qe thone se ajo ndodhet brenda nesh.

Ndersa une them se lumturia gjendet brenda njerezve qe na rrethojne. Nuk do jemi kurre te lumtur nese kemi dicka te bukur por s’kemi me ke ta ndajme. Ajo nuk mund te jete kaq vetmitare,kaq egosite.
Njeriu do ndikohet gjithmone nga harmonia qe e rrethon ose nga vuajtja gjithashtu.

Dielli ka rene mbi pallatet e rruget e asfalta,fllad mengjesor,njerez qe nxitojne, dyqane qe hapen, arome kafeje, gjithcka qe te ofron natyra eshte e bukur. Teksa eci e qete, anash trotuarit eshte dikush.

Dikush qe jo te gjithe e vejne re! Jo sepse eshte i padukshem,por sepse eshte teper i heshtur per keta njerez te shurdhet. Ka zgjedhur nje tingull te embel per tu foluar njerezve. Njerezve te shurdhet te ketij qyteti.
Asnje nuk kthehet, asnje nuk degjon por ai perseri luan ne fizarmonike. Ai eshte i verber ndoshta “prandaj eshte aq i lumtur”. Sa here ai buzeqesh i jep nje shuplake botes.
Dhe trishtohesh per te ,ku eshte gjithe lumturia qe ai meriton? Ndoshta ne shpirt.Ai nuk ka sy dhe eshte shume i lumtur ndersa ka njerez qe problemi i mungeses se lumturise eshte pikerisht mungesa e nje problemi. Atij zoti i dha lumturine dhe i mori syte. Te tjereve ua dha te gjitha por lumturine ua ka fshehur.

Pra kjo eshte kur jemi ne te lumtur,dhe bota jo. Por nese ndodh e kunderta kur bota gezon ndersa ne nuk mundemi?

Njelloj si ate dite,ate dite dhjetori kur dielli ishte shtrire kembekryq afer asaj lulishteje.Une gjendesha e ulur mbi nje stol druri,ndersa para syve te mi ngjiteshin tullumbace ne qiell,ndjehej aroma e kokoshkave dhe flokesheqerit.Ndersa brenda meje vlonte humbja ,njerezit para syve te mi festonin.Eshte mekat te trishtohesh ne nje pellg te pafund lumturie.Femije qe rrotulloheshin neper lule,qenushe qe shkonin pas topit,bebe qe vraponin,njerez qe perqafoheshin dhe foto qe shkrepeshin. Dite me diell dhe zemra te lumtura! Çdo gje e bukur po ndodhte perpara syve te mi.”Ç'ne qe lumturia e botes qenka mbledhur ne nje vend sot?”- mendova, ndersa trishtimi kaq prane meje?

Dhe mendova se nuk ishte mekat ti vjedhesh pak lumturi te tjereve.Ne si qenie te vetme kemi pak fuqi qe ta perhapim lumturine tek te tjeret ndersa nese lumturine e kane te tjeret atehere ata do na zhysin ne fuqine e buzeqeshjes.Ne jemi teper te dobet per ta mbajtur lumturine e madhe. Le ta mbajne kete pergjegjesi te tjeret. Le te jene te tjeret te lumtur pastaj edhe ne bashke me ta.
Dhe pashe sesi lumturia e tyre erdhi kaq prane meje. U ndjeva dhe une mire bashke me ta. Doja te vrapoja edhe une pafundesisht atje ku me shpjenin kembet,drejt lumturise,doja te vrapoja dhe une si ata femije te pafajshem.

Te ndjeja dhe une eren qe mi levizte floket dhe qerpiket.Doja te rrezohesha dhe une si ata femije ndoshta te qaja, te ngrihesha dhe te buzeqeshja perseri...

KOMENTE