English

Homazh për një tragjedi shqiptare. Gërdeci një krim shtetëror

Afrim Krasniqi - Sot është 5-vjetori i tragjedisë së Gerdecit. Diten e pare te te pranveres 2008 nje biznes kriminal, me organizim, mbeshtetje dhe fitime shteterore e politike shkaktoi 26 viktima te pafajshme, perfshire gra e femije. U derdhen shume lot, u thane shume skenare, u bene shume betime per drejtesi, u bene shume seanca gjyqesore, por pas 5 vitesh, tragjedia ka mbetur e njejte ne dhimbje, permasa dhe natyren brutale te saj.

Ata qe ideuan biznesin e armeve dhe municioneve ne Gerdec, ata qe perfituan miliona prej saj, ata qe ne menyre abuzive perdoren shtetin per te bere pune per te cilat ne çdo shtet demokratik perfundon para drejtesise...ata te gjithe jane aty ku ishin pese vjet me pare, ne pushtet, ne qeveri, ne parlament, ne vila luksoze, ne udhetime turistike apo ne ekrane televizive. Ata qe vuajne, kane dhimbje pafund dhe kane humbur shpresat tek drejtesia jane po aty, te kercenuar nga dhuna politike, egersia e fitimit dhe abuzimit nga pushteti, pafuqia per te imponuar drejtesi dhe frika ndaj te sotmes dhe te ardhmes.

Gerdeci perben jo vetem nje krim te rende penal, por edhe nje krim shteteror, krim politik dhe nje akt egoizmi te pashembullt te etjes per para e pushtet.

Pas Gerdecit Shqiperia u pranua ne NATO, me shpresa te medha se ka mesuar nga gabimet dhe meriton shanse per te ardhmen. Por vendi me i ri ne NATO, nuk mesoi asgje, nuk reflektoi asgje, perkundrazi. Biznesi i vdekjes vazhdon here me arme dhe here me plehra te importuara, here me grupe kriminale serbo-boshnjake dhe here me grupe te reja mafioze qe blejne me çmime qesharake pasurite kombetare e publike shqiptare. Politika nuk ka ndryshuar. Tragjedine e quajti aksident teknologjik dhe fajtoret u fshehen pas imunitetit apo procedurave per t'i shpetuar drejtesise. Ne 100 vjetotin e shtetit, politika me vote te heshtur dhe konsensuale amnistoi çdo zyrtar te perfshire ne tragjedine e Gerdecit dhe tani me 2013 çdo grup i perfshire ne Gerdec ka prezantuar kandidatet e vet per mandate te sigurta parlamentare. Nuk ka me premtime per drejtesi, por premtime per te fituar çdo vote, pavaresisht çmimit, pavaresisht parimeve dhe premtimeve, pavaresisht dhimbjes se 15 marsit dhe tragjedive te tjera te njejta.

Kjo ngjarje tregoi se asnje dosje politike, ku perfshihet politika, sado kriminale qofte, nuk zbardhet. Siç ka ndodhur me dosje te njejta perpara saj, siç ndodhi edhe me 21 janarin dhe siç ndodh perdite me ngjarje tragjike qe lidhen me suporte politike. Gerdeci e ktheu korrupsionin ne institucion imun, te paprekshem, komandues mbi çdo vendimmarrje tjeter dhe ne kercenimin me te madh ndaj shoqerise. Nga ajo dite nuk ka me rendesi se çfare ben, por ne llogari te kujt e ben.

Ndaj Gerdeci nuk eshte me nje tragjedi e 26 familjeve, eshte tragjedi e nje shoqerie te tere, te paafte te ndaje drejtesine nga padrejtesia, fajesine nga pafajesia, aktet morale nga ato imorale. Dhe nje shoqeri e krijuar mbi mosmirenjohjen, papergjegjshmerine, biznesin e vdekjes dhe mungesen e drejtesise gjithcka mund te jete, por shoqeria qe ka nevoje Shqiperia, shoqeria e lire e nje vendi ne NATO dhe e nje kandidati per ne BE, - nuk eshte dhe nuk mund te jete. Ndaj sot, eshte dita kur ndjejme dhimbje, zhgenjim dhe proteste ndaj nje sistemi te tille antivlere, qe mbahet ne kembe nga nje klase politike e korruptuar dhe abuzive, qe ushqehet me parate e taksat tona dhe qe na tregton voten si mall pazari dhe qe na trajton si kavie eksperimentale, pa vlere, pa zemer, pa mendim apo ndjesi.

Ngushellime dhe homazh per viktimat e pafajshme te Gerdecit, 26 qe humben jeten ate dite dhe paraprakisht edhe per ata miliona qytetare gerdecare qe ndajne akoma dhimbjen humane dhe sidomos zemerimin ndaj atyre qe e shkaktuan, perfituan prej tij, e trajtuan si gjyq pa fajtore dhe e shnderruan ate ne nje tragjedi normale shqiptare.

KOMENTE