Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Nënshkruhet memorandiumi: shkëmbim informacioni për çështje të migracionit”.
English

Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Nënshkruhet memorandiumi:"shkëmbim informacioni për çështje të migracionit”.

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, z. Nikolas Kanon, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme që vepron nëpërmjet Agjencisë së Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar “Për shkëmbimin e informacionit për çështje të migracionit”.

Të dy funksionarët e lartë e vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjes si një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, e cila shërben si një barrierë e fortë për parandalimin e migracionit të paligjshëm, frenimin e krimeve ndërkufitare, trafikimit të qenieve njerëzore dhe në luftën kundër krimit në tërësi, duke forcuar administratën civile që kontrollon migracionin.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjes kaq të rëndësishme, bën të mundur, që për herë të parë, të kryhet shkëmbim i ndërsjelltë i të dhënave personale për mbrojtjen e interesave të përbashkta mes dy vendeve, duke e ngritur në nivlet më të larta bashkëpunimin për sundimin e ligjit, veprimin e shpejtë dhe të mirëkoordinuar, të agjenicive të zbatimit të ligjit. Njëkohësisht, rritet në maksimum edhe efikasiteti për zbatimin e Marrëveshjes së Ripranimit, të nënshkruar mes dy shteteve.

Ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka nënvizoi faktin se “Shqipëria është e vendosur që në rrugën e saj të integrimit në BE të mos njohë pengesa apo ngadalësim. Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që ka respektuar me shumë korrektësi regjimin e lëvizjes pa viza. Jemi i vetmi vend i rajonit, i cili që ka marrë përsipër kthimin në atdhe, me shpenzimet e shtetit shqiptar të të gjithë qytetarëve të vet, që shkelin rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, por edhe në vendet e tjera të BE-së që nuk janë pjesë e hapësirës Shengen, sikundër Mbretëria e Bashkuar. Është një dëshmi e vullnetit të hekurt dhe të sinqertë politik të Qeverisë shqiptare për zbatimin rigoroz të të gjitha detyrimeve tona në kuadër të integrimit të plotë të Shqipërisë në familjen europiane, tashmë me kuadrin e plotë ligjor shqiptar, të shprehur edhe në dispozitat e kësaj marrëvshjeje, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke garantuar ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave personale të çdo shtetasi shqiptar.

Kjo marrëveshje është gjithashtu një tjetër tregues i profesionalizmit dhe kapaciteteve që zotëron tashmë Policia e Shtetit, të cilat e kanë shndërruar atë në një partnere të besueshme dhe serioze të agjencive homologe euro-atlantike. Bashkëpunimi i shkëqyer i deritanishëm me Mbretërinë e Bashkuar, kontributi dhe ndihma që qeveria britanike dha ambasada e saj në Tiranë kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë ndihmuar shumë në rritjen e profesionalizmit të punonjësve të policisë së shtetit, por edhe në forcimin e kapaciteteve logjistike të saj. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për këtë ndihmë të çmuar. Nënshkrimi edhe i kësaj marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, përtej forcimit të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacionit, mundëson zgjerimin e bashkëpunimit edhe në shumë drejtime të tjera me interes të përbashkët”.

Ndërkohë që ambasadori Kanon vlerësoi përpjekjet dhe seriozitetin e Qeverisë shqiptare për zbatimin me rigorozitet të lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen dhe në kuadër të procesve të integrimit në BE.

Z. Kanon u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje krijon mundësinë për thellimin i bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen edhe në aspekte të tjera, që lidhen me luftën e përbashkët kundër krimit.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishin të pranishëm, zv.ministri, z. Arben Ristani, zv.drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, z. Pëllumb Nako, si edhe zv.ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Z. Stefan Hikling dhe z. Ben Nikols, Drejtues i Operacioneve Rajonale.

KOMENTE