Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata e reshjeve në vend. Bllokime dhe përmbytje në disa zona
English

Situata e reshjeve në vend. Bllokime dhe përmbytje në disa zona

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës.
Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesin e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.

Në Shkodër janë izoluar 315 shtëpi dhe rreth 4900 ha tokë janë nën ujë. Ndërkohë, sot situata paraqitet më e qetë dhe nivelet e ujërave brenda natës kanë rënë 40%, rrugët janë të kalueshme në Harkun e Bërdicës. Në Bashkinë Shkodër u përmbyten rreth 200 ha tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte.

Në fshatin Gorricë janë izoluar 19 shtëpi, në Murriçan 11 të tjera. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 hektarë, me 20 shtëpi të izoluara.

Në Bërdicë janë permbytur 500 hektarë, me një total prej 55 shtëpish të izoluara.

Prurjet dhe hapja e portave te hidrocentraleve ka rritur ne piken kritike nivelin e lumenjeve Drin dhe Mat qe derdhen ne bregdetin e Lezhes.

Në shumë zona të Lezhës ujrat kanë përmbytur tokat, por pavarësisht rritjes se nivelit sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Bordit të Kullimit, por edhe sipas një informacioni të dhënë nga specialisti i Emergjencave Civile pranë prefekturës Ndek Mhillaj ka ujra në siperfaqë por që nuk konsiderohen përmbytje pasi ka pasur nivel të lartë reshjesh.

Situatë e rëndë është krijuar prej sasisë të lartë të reshjeve të orëve të fundit në rrugën nacionale Elbasan-Gramsh.

Prurjet e shumta te lumit Devoll e kane bere kete rruge te pakalueshme per te gjitha llojet e mjeteve.Ujerat e lumit kane mbuluar uren e Shushices dhe nga te dyja anet nuk mund te kryhet asnje levizje. Niveli i ujit mbi ure i kalon 70 centimetra, duke e bere te pamundur kalimin edhe te mjeteve te larta.

Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje po sigurohet qe asnje mjet te mos kaloje ne kete ure qe tashme eshte e zhytur e gjitha ne ujerat e lumit Devoll. Sipas banoreve te zones nje situate e tille perseritet sa here ka reshje te dendura shiu dhe diga nuk perballon fluksion e prurjeve.

Rrëshqitje dherash, bllokohet aksi Këlcyrë-Përmet

Rrëshqitja e një masivi dheu është bërë shkak për bllokimin e aksit rrugor Këlcyrë-Përmet. Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Kuqar. Ndërkohë bëhet e ditur se drejt aksit është nisur një fadromë për të hapur rrugën.

KOMENTE