Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Petrit Vasili: Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka një funksion pozitiv dhe historik
English

Petrit Vasili: Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka një funksion pozitiv dhe historik

Në Ditën Botëror të Mbrojtjes së Konsumatorit Bashkia e Tiranës ka bërë bilancin e punës së saj përmes Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Një agjenci e re që ka nisur funksionimin me ardhjen në krye të administratës, të kryebashkiakut Basha.

Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili ka evidentuar si arritje mbajtjen nën-kontroll të çmimeve në prag të festave të fundvitit, kontrollin dhe eliminimin maksimal të therjes dhe tregtimit të mishit në kushte të papërshtatshme higjenosanitare, postimin e tregut të gjësë së gjallë, i cili paraqitej me një problematikë shumë serioze për qytetarët etj.

“Duke qenë një ditë ku sigurisht bëhen edhe balance do t’i referohemi disa momenteve të rëndësishme, ku kanë qenë përqendruar kjo problematikë, e në mënyrë të veçantë, e më të drejtpërdrejtë.

Një nga aksionet më të fuqishme që ka qenë vazhdimi i ndjekjes së monitorimit dhe kontrollit të çmimeve me rastin e festave, ku më në fund mund të thuhet me bindje të plotë se është stabilizuar një praktikë pune pozitive, e cila jo vetëm solli një kontroll efikas të këtyre çmimeve, gjë e cila bëri diferencën me shumë e shumë rrethe të Shqipërisë, por njëkohësisht fakt i rëndësishëm është që kjo praktikë tashmë do të ishte një praktikë interesante për t’u përdorur edhe nga mjaft njësi të tjera vendore në territorin e Republikës, si një praktikë e cila mbron drejtpërdrejtë konsumatorët nga abuzimi që lidhet në momente dhe evenimente të veçanta.

Gjithashtu është moment për të tërhequr vëmendjen lidhur me reagimin e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Konsumatorit përpara çdo institucioni tjetër në Shqipëri lidhur me problemin e therjeve të paligjshme dhe kontrollin e produkteve blegtorale, ku Bashkia e Tiranës ishte e para që ndërmori një aksion intensiv në terren, jo vetëm për kontrollin e tyre, por edhe për asgjësimin e të gjithë asaj infrastrukture jo legale, e cila e mundësonte një taktikë të tillë shumë të dëmshme për shëndetin publik.

Besoj se një tjetër arritje e rëndësishme është spostimi i të ashtuquajturës treg të gjësë së gjallë, një realitet i cili paraqitej me një problematikë shumë serioze, në pikëpamje të mënyrës se si tregtoheshin produktet, sesi ato u viheshin në dispozicion qytetarëve në kushtet e një higjiene shumë të ulët dhe të një problematike e cila në dhjetëra vjet ishte e trashëguar, e përcjellë dhe besoj se më së fundi largimi i këtij tregu duke e çliruar nga ngarkesat tepër negative të shëndetit publik të zonës ku ndodhej qyteti në tërësi, sigurisht shënon një moment tjetër të rëndësishëm dhe të spikatur në punën e Agjencisë së Konsumatorit dhe fakti që sot të gjitha produktet blegtorale në qarkullim, të gjitha mbajnë dhe Agjencia e Konsumatorit certifikon me vulën e saj vetëm ato produkte të cilat theren në kushte të rregullta dhe të kontrolluara, është një mesazh i drejtpërdrejt i mbrojtjes që konsumatorëve të Tiranës u bëhet lidhur me produktet e mishit.

Një tjetër element i rëndësishëm ka qenë kontrolli në mënyrë të veçantë i atyre që quhen fishekzjarrët në mënyrë të thjeshtë, por që kanë qenë të përdorura rëndomtë me rastin e festave të fundvitit me intensitet të lartë dhe me problematika, të cilat sillnin problematika të larta për shëndetin, ku u arrit një kontroll i plotë i të gjitha atyre që kishin vërtetë një potencial dëmtues dhe kishin të gjitha ato me efekt plasës dhe u lejuan vetëm ato që kishin vetëm efekt dekorativ, duke e çliruar qytetin jo vetëm nga përdorimi i gjatë, duke krijuar stres, zhurmë dhe rrezik për shëndetin, por njëkohësisht duke krijuar një dimension të ri të një qyteti që kryesisht feston, por edhe është nën Mbrojtjen e Agjencisë së Konsumatorit për këto problematika delikate” – tha Vasili.

Gjatë kësaj kohe zoti Vasili bëri të ditur se ka patur një sensibilizim të madh të qytetarëve, të cilët kanë denoncuar në numrin e telefonin të vëne në shërbim të konsumatorëve dhe e-mail përkatës të shumë problematikave që hasnin në të përditshmen e tyre.

“Konsumatori duke qenë prezent me syrin dhe ekspertizën e saj në tërë këto veprimtari që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke krijuar një dimension të ri në bazë të asaj që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve ndaj çdo lloj abuzimi qoftë në cilësi, qoftë në kushtet e shërbimit në të tërë territorin e Tiranës, të cilin besojmë për larminë dhe për numrin e aktiviteteve në mënyrë të veçantë të ushqimit social dhe të ngjashëm me të është i pakrahasueshëm me çdo qytet tjetër. Në mënyrë përfundimtare mund të thuhet se në disa shtylla themelore të tij, Konsumatori Shqiptarë në qytetin e Tiranës ndihet më i asistuar se asnjëherë më parë”- u shpreh Vasili.

anë kontrolluar dhe monitoruar vazhdimisht, 29 çerdhe, 44 kopshte dhe 7 qendra ditore të shërbimeve komunitare

1. Ankesa dhe kërkesa të trajtuara në total 561

2. Certifikata pastërtie 60

3. Raste bashkëpunimi me institucione të ndryshme 250

4. Janë evidentuar 150 subjekte për të cilët është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore

5. Janë evidentuar gjithashtu 715 subjekte ambulantë që operojnë në rrugë dhe trotuare dhe me problematikë mbetën rrugët “5 Maji”, “F. Xhajko”, “D. Bosko”, “A. Demi”, “Fortuzi”, “Rruga e Kavajës”, “I. Tomini”, ish-Blloku, etj.


Sektori Veterinar Zooteknik

Numri i krerëve të certifikuar është 41398 krerë.

Sektori i Tregjeve të Hapura

Janë kontrolluar çdo ditë nga grupet e kontrollit”

17 tregje publike

7 tregje private

Në këto tregje janë kontrolluar në vazhdimësi në total”

1439 subjekte

Sektori Bar –Restorant- Hoteleri

Subjektet e kontrolluar me aktivitet bar-restorant-hoteleri në Bashkinë Tiranë, në total 4 949 nga të cilat 1351 të paregjistruara.

KOMENTE