English

Alket Rizai dorëzohet. “Mori fund gjithçka.” (VIDEO)

Ka sosur durimi i autoriteteve në Greqi rreth pengmarrjes së gardianëve në burgun e Malandrinos nga shqiptari Alket Rizai dhe orët e fundit forcat speciale kanë nisur operacionin e ndërhyrjes.
Shqiptari Alket Rizai, është dorëzuar pas 24 orësh pengmarrje tek forcat e policisë greke.

Mësohet se ka qenë vetë ai që ka thënë: “Mori fund gjithçka.” Mediat greke thonë se shqiptari i dënuar në burgun grek nuk mbante vërtet në dorë eksploziv apo thikë, por vetëm pjesë metalike të një radioje të shkatërruar.


Në orën 19:30 të mbrëmjes së të dielës (18:30 në Greqi) ai, sapo ka parë grupet speciale të forcave të policisë të hyjnë në ambjentet, ku ai mbante peng pesë gardianë, qysh prej së shtunës në mbrëmje, është dorëzuar duke thënë: “Djema, nuk e vazhdoj më këtë punë”.

Më pas, pesë pengjet, që ai mbante, janë lënë të lirë dhe u është dhënë ndihma mjekësore. Policët grekë, që e kanë arrestuar, kanë konstatuar se Alket Rizai ka bërë bllof, përsa i përket lëndëve eksplozive. Aparati, që mbante të lidhur dhe për të cilin thoshte se është gjysmë kilogram lënde ekplozive C4, nuk ishte gjë tjetër veçse një radiokasetofon dore i mbuluar me plastelinë dhe letër ngjitëse.

“Nuk më doli bllofi si herët e tjera”, - u ka thënë ai policëve të forcave speciale, që përbëheshin nga tre grupe prej pesë vetësh dhe dy snajperash.

1714

Gazetari grek flet me Rizain dhe një peng: Jam i armatosur
Tre materiale zanore prej gati 13 minutash qarkullojnë prej disa orësh në mediat greke, ku me vështirësi dëgjohet biseda e një gazetari grek me të burgosurin shqiptar, Alket Rizai, i cili i kërkon menjëherë një makinë për t’u larguar nga burgu, në mënyrë që mos ketë gjakderdhje duke vrarë pengjet.
Materialin që ka përkthyer Top Channel:
Gazetari - Kemi ndonjë të re, a ju ka folur ndonjëri?

Rizai - Unë po pres, nuk më pëlcet, do pres deri sa t’u bëhet qejfi atyre. Unë kam durim. Të shohim kush do dalë i fituar në fund.

Gazetari - Nuk do t’u japësh një afat Alket?

Rizai - I kam marrë masat unë mos u mërzit.

Gazetari - Kur thua i kam marrë masat unë, çfarë nënkupton Alket?

Rizai - Do pres një ditë, dy, për makinën. Do të shohim. Nuk do t’i lë unë. Nuk dua të filloj të vras qysh tani. Të të them diçka: nuk kam ndonjë gjë me këta këtu...

Gazetari - Janë mirë pengjet me shëndet? Po ti, mirë?

Rizai - Janë të gjithë mirë, nuk i ka trazuar askush. Ja fol.

Gazetari - M’i kalo t’u flas. Mirëmbrëma, kush jeni?

Pengu - Jemi mirë të gjithë. Thjesht ju lutemi jepini një makinë, që të ikin prej këtej. Nëse do t’u jepni një makinë do të na lënë të lirë. Unë jam një prej gardianëve të burgut. Jemi edhe gjashtë të tjerë.

Gazetari - Si e ke emrin?

Pengu - Nuk dua të të them emrin tim tani, nuk është kjo çështja, por këta kërkojnë makinë, kështu që le të vijë një makinë, po lutemi kaq orë, të ikin, të na lënë të lirë, asgjë tjetër. Kaq e vështirë është kjo gjë. Kaq e vështirë është?

Rizai - Dëgjo të të them diçka. Egoizmin dhe burrërinë e tyre do t’ua tregoj unë.

Gazetari - Pse e thua këtë Alket?

Rizai - E them se hodhën këtu bomba me gaz lotsjellës dhe qëlluan. Të shohim, kush do të dalë i fituari.

Gazetari - Kanë hedhur bomba me gaz lotsjellës brenda në burg?

Rizai - Po. Hodhën dhe qëlluan me armë si trimosha nëpunësit e burgut... Do t’ua tregoj unë bijve të ku...

Gazetari - Ke granata me vete Alket?

Rizai - Jo, vetëm gjysmë kg C4 kam dhe 22 zare metalike (*bomba artizanale për shpërthim)
1715

KOMENTE