Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guajana njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës
English

Guajana njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues– Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që është zhvilluar në Egjipt, ka zhvilluar një takim me ministren Carolyn Rodrigues–Birkett.

Gjatë këtij takimi, ministrja Rodrigues-Birket pat shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar lëvizjen e shpejt të Guajanës drejt njohjes së Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Qendrore dhe Jugore, në kuadër të aktiviteteve për t’i bindur shtetet e kësaj pjese të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Guajana është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.

Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Kommonuealthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajana ka një popullsi prej 770,000 banorësh.

KOMENTE