Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krijohet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael
English

Krijohet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael

Kryeministri Berisha, sot ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zyrtarë të lartë të vendit, ministra, deputetë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përfaqësues të biznesit shqiptar dhe izraelit si dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen. Qëllimi i krijimit të kësaj dhome është nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një ditë shumë të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve miqësore midis dy kombeve dhe dy vendeve tona, themelimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael, e cila ka një mision shumë të madh pasi do të jetë një avokate e shkëlqyer e interesave të bizneseve, shqiptare dhe izraelite.

Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira miqësore midis dy vendeve duke dërguar një përshëndetje të veçantë edhe për Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjau, i cili ka dhënë një mbështetje të fuqishme në hapjen e ambasadës së izraelit në Tiranë dhe të gjitha zhvillimet e tjera mes dy vendeve.

“Në tërë historinë, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë marrëdhënie ndër më njerëzoret dhe më miqësoret, por ato kanë qenë marrëdhënie sporadike, ndërsa sot këto marrëdhënie ecin mbi bazën e një platforme të programua, në një përpjekje shumë serioze për zhvillimin e tyre gjithnjë e më të madh. Izraeli është një shembull frymëzues, për kombet dhe vendet që synojnë zhvillimin. Qeveria shqiptare gjatë këtyre dy dekadave ka bërë përpjekje të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Janë bërë përpjekje serioze për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat e avancuara të këtij vendi në të gjitha fushat”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi më tej se, Shqipëria nga ana e saj, ofron potenciale të mëdha dhe reale për biznesin e Izraelit në fusha të shumta, ndër të cilat do të veçoi turizmin, teknologjinë e lartë, agrobiznesin dhe fusha të tjera.

Më pas kryeministri Berisha, përmendi disa nga reformat kryesore ekonomike që ndërmori vendi ynë , si heqjen e taksave mbi të gjitha llojet e makinerive, që përdoret për prodhim në të gjitha llojet e biznesit. Heqjen e çdo tarife doganore për të gjitha mallrat që përdoren në industrinë e fasonit, heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë ata që kanë një rrogë nën 300 dollarë. Heqjen e çdo lloj detyrimi tatimor për të rinjtë e punësuar për tre vitet e para. Vendosjen e procedurave dixhitale më të avancuara para së gjithash dhe mbi të gjitha, në shërbim të biznesit dhe të qytetarëve. Po krijohet në sektorin privat parqet logjistike.

Kryeministri Berisha tha se për një klimë biznesi më miqësore, Shqipëria po bën përpjekjet më të mëdha. Shqipëria ofron një potencial të madh në fushën e energjisë, një nga kompanitë e njohura Izraelite është e gatshme të fillojë në një nga veprat e rëndësishme në këtë fushë në alpet e veriut.

KOMENTE