Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Vlorës arreston 3 shtetas për korrupsion
English

Policia e Vlorës arreston 3 shtetas për korrupsion

Në vijimësi të operacioneve të njëpasnjëshme shumë të suksesshme të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë ditën e djeshme nga Sektori Kundër Krimit Financiar mbas një pune hetimore intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë është finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “RIKTHIMI” ku si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

Gazmir Esat Bundo, vjec 43, banues në Vlorë, me detyrë, Shef i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.

Pandeli Dyrmish Bilbili, vjec 55, banues në Vlorë, me detyrë, Inspektor Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.

Afroviti Loni Gjyli, vjec 56, banues në Vlorë, , me profesion Mjeke, Inspektore Sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke qënë në inspektim të kushteve higjeno-sanitare në disa subjekte tregtare në qytet, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga pronarët e këtyre subjekteve, në këmbim të mosmarrjes së masave për ato që nuk përmbushnin kushtet dhe kriteret higjeno-sanitare.

Nga kontrolli fizik ushtruar ndaj këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shumat e parave të cilat i kishin përfituar në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu bëjmë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme përvec shumave të parave të sekuestruara dhe provave të siguruara nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit, janë administruar edhe 4 kallzime nga pronarët e 4 subjekteve tregtare në ngarkim të 3 shtetasve të mësipërm.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrijnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë dhe së Policisë Vlorë janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, 2 për “Vjedhje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe 1 për “Vjedhje”.

KOMENTE