Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Dyfishim i të punësuarve në 4 vitet e ardhshme
English

Berisha: Dyfishim i të punësuarve në 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Berisha u ndal sot në njërin prej projektligjeve të rendit të ditës i cili konkretisht është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet METE, si autoritet kontratues dhe EVN AG, Statkraft as the Devoll Hydropower, sh.a, si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektiti të HE, në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri shpjegoi se kompania austriake EVN, i ka shitur aksionet e Kaskadës së Devollit, kompanisë norvegjeze “Statkraft”, kompani kjo numër 1, në të gjithë botën për ndërtimin e HEC-ve jashtë vendit të vet, numri 1 në Evropë, për HEC që menaxhon dhe drejton në Norvegji, mbi 200 të tilla.

Kryeministri theksoi se ndërtimi i HEC-ve është një proces i cili gjeneron me mijëra vende pune, ashtu siç është faktuar nga viti 2007 e deri më sot, kohë në të cilën qeveria ka firmosur në sektorin privat për ndërtimin e 363 HEC-ve, në mbarë vendin. “Unë mund tu them se gjatë këtyre viteve janë punësuar dhe paguar rreth 50 mijë punonjës, inxhinierë, teknikë dhe punonjës të tjerë në fushën e studimit, projektimit dhe me gjerë. Dhe këto HEC-e kanë punësuar shqiptarë në zona më të varfëra të vendit, nga Vithkuqi, në Martanesh, në Lurë, në Luginën e Drinit dhe kudo në Dardhë, pra në zona nga më të thellat.” u shpreh kryeministri.

Kryeministri bëri të ditur se me Kaskadën e Devollit, do të punësohen së paku 4 mijë punëtorë, inxhinierë, teknikë, duke e bërë atë veprën më gjigande në sektorin privat që është ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se me nisjen vitin e ardhshëm, të dy projekteve gjigande, Kaskadës së Devollit dhe gazsjellësi Transadriatik, vetëm në fushën e energjisë së rinovueshme dhe energjisë në tërësi qeveria parashikon të dyfishojë në katër vitet që vijnë numrin e të punësuarve. Kryeministri gjithashtu theksoi se në cdo sektor do të ketë rritje të punësimit, të cilat do të jenë të përllogaritura mbi baza realiste dhe terma konkrete.

Lidhur me këtë projektligj, kryeministri u shpreh:

“Sot, në rendin e ditës kemi një seri projektvendimesh dhe projektligjesh shumë të rëndësishme. Njëri prej tyre është një projektligj që ka të bëjë me ndryshimin e kontratës së kompanive ndërtuese të Kaskadës së Devollit. Siç është marrë vesh gjatë javës që shkoi , kompania austriake EVN, i ka shitur aksionet e Kaskadës së Devollit, kompanisë norvegjeze “Statkraft”, kompani kjo numër 1 në të gjithë botën për ndërtimin e HEC-ve jashtë vendit të vet, numri 1 në Evropë, për HEC që menaxhon dhe drejton në Norvegji, mbi 200 të tilla. Marrëveshja midis dy kompanive është në përputhje të plotë me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare dhe “Statkraft” e Norvegjisë ka treguar vullnet për të filluar punimet në Kaskadën e Devollit, në mënyrë të pandërprerë, sapo të bëhet formalizimi i këtyre ndryshimeve nga qeveria dhe parlamenti shqiptar."

Sektori privat (i huaj) në 4 vitet e fundit ka investuar rreth 4 miliard e 200 milion dollarë. Ndërsa, sektori privat (vendas) në këto 4 vite ka investuar në Shqipëri minimumi 6 miliard dollarë. Gjatë 4 viteve që shkuan janë investuar në tërësi rreth 12 miliard dollarë, me të cilat janë krijuar përafërsisht 200 mijë vende pune.

- Në çdo sektor, bujqësi, turizëm, etj, do të ketë rritje të punësimit, të cilat do të jenë të përllogaritura mbi baza realiste dhe terma konkrete ka theksuar kryeministri Berisha.

KOMENTE