Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestime në Shkodër. Zbulohet grupi me veprimtari te gjere kriminale. Emrat
English

Arrestime në Shkodër. Zbulohet grupi me veprimtari te gjere kriminale. Emrat

Strukturat Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, duke bashkërenduar punën me Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune intensive dhe me profesionalizëm, bën te mundur finalizimin me sukses, te operacionit koduar “Pikat e Karburanteve” ne saj te te cilit u be i mundur goditja e një grupi, me veprimtari te gjere kriminale, jo vetëm ne Qarkun e Shkodres, por dhe ne Qarkun e Lezhës.

Kështu u be i mundur arrestimi i katër shtetasve, dhe dokumentimi i një sere veprash penale te renda si, vjedhje te pasurisë, vjedhje me arme ne bashkëpunim, dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Shtetasit e arrestuar jane si me poshte:

1. Pashko Kol Qarri i moshes 20 vjec, lindur dhe banues ne Shkoder, i denuar disa here me pare per vepren penale te vjedhjes.
2. Artan Zef Koçeku, i moshes 23 vjec, lindur dhe banues ne fshatin “Grud e Re” Shkoder, i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim.
3. Mikel Pal Thani i moshes 23 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “Partizani”, i denuar me pare per armembajtje pa leje.
4. Marjan Pal Thani, i moshes 23 vjeç lindur dhe banues ne lagjen “Partizani, me gjendje gjyqesore i pa denuar me pare.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proçeduriale, ka rezultuar se shtetasi Artan Koçeku ne bashkëpunim dhe me shtetasin Pashk Qarri, duke qene te maskuar dhe nen kërcënimin e armeve te zjarrit, ne datat 12 dhe 14 Mars te këtij viti, kane realizuar vjedhjen e disa pikave te shpërndarjes se karburanteve dhe konkretisht:

Vjedhjen me arme te pikës se shpërndarjes karburantit “Taçi Oil”, i cili gjendet ne rrugën nacionale Shkodër - Lezhe ne “Berdice”, ku kane vjedhur shumën prej rreth dy milion leke te vjetra, si dhe dy telefona celular.
Kane tentuar te vjedhin me arme piken e shpërndarjes se karburantit “Argent” i cili ndodhet ne “Bushat” Shkodër.
Kane vjedhur me arme dy pika te shpërndarjes se karburanteve, ne fshatin “Piraj” & “Gjadër”, te cilat ndodhen ne juridiksionin e Qarkut Lezhe.
Kane vjedhur me arme piken shpërndarjes se karburantit “Ada” ne Shkodër.
Kane vjedhur me arme piken shpërndarjes se karburantit “Boka” ne Vrak Malësi e Madhe.
Kane vjedhur me arme piken e shpërndarjes se karburantit “Ada” ne vendin e quajtur fshati “Dobraq” te komunës Rrethina Shkodër, shumën prej 500 mije lek te vjetra.
Kane vjedhur me arme piken e shpërndarjes karburantit “Ada” ne vendin e quajtur lagja “28 Nëntori” Barçallek Shkodër, shumën prej 480 mije lek te vjetra.
Kane vjedhur me arme piken shpërndarjes karburantit “Elda” ne lagjen “Marklula” Shkodër, shumën prej 450 mije lek te vjetra.
Po kështu këto dy shtetas kane vjedhur dhe dy automjete “Reno Klio” me targa SH 3870 E, ne pronësi te shtetasit D. Mirashi, e vjedhur ne lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër, si dhe vjedhjen e automjetit Ford Fiesta me targa LE 9844 A, e vjedhur ne fshatin “Spiten” te komunës “Zejmen” Lezhe, ne pronësi te shtetases V. Lleshi.

Ne vazhdim te hetimeve ka rezultuar se shtetasi Artan Koçeku, ne bashkëpunim dhe me shtetasit Mikel dhe Marjan Thani (te cilët janë vëllezër) te jene autore te vendosjes lendes eksplozive ne automjetin ne pronësi te punonjësit te policisë P. Vuksani, efektiv ne Komisariatin Policisë Shkodër, për motive, për shkak te detyrës, ngjarje e ndodhur me date 19.02.2013, ne lagjen “Skenderbeg” Shkodër.

Po kështu shtetasit Artan Koceku dhe Pashk Qarri ne bashkëpunim dhe me shtetasin Fred Zef Shkembi (person i shpallur ne kërkim) dhe Alfons Ton Gjergji, i arrestuar me date 09.03.2013, rezultojnë te jene autor te vjedhjes se 12 dymbëdhjetë dyqaneve, ku kane vjedhur kryesisht televizor plazma.

Shtetasve te lart përmendur u janë bllokuar dhe sekuestruar ne cilësi e provës materiale, shuma prej një milion lekesh te vjetra, e vjedhur ne pikat e shpërndarjes se karburanteve, disa telefona celular, dy kompjuterë, katër televizor plazma, maskat dhe dorezat e përdorura, ne realizmin e ngjarjeve te lart përmendura etj.

Po kështu si bashkeshautor ne ngjarjet e lart përmendura, është shpallur ne kërkim dhe një person tjetër, gjeneralitetet e te cilit për arsye hetimore nuk bëhen te ditura.

Po punohet për dokumentimin e te gjithë aktivitetit kriminal te këtyre shtetasve dhe te personave te tjerë, te përfshire ne ketë veprimtari kriminale.

Materialet ju kaluan për ndjekje te mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale te “vjedhjes pasurisë, vjedhjes me arme e kryer ne bashkëpunim dhe te shkatërrimit pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenet 134/2 - 140/25 dhe 152 te K.Penal.

KOMENTE