Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli inatoset me presidenten e Kosovës
English

Pacolli inatoset me presidenten e Kosovës

Behxhet Pacolli Zëvendëskryeministri i Kosovës mendon se presidentja Atifete Jahjaga ka probleme personale me të.

Ai shprehet se ishte e qëllimshme dhe njëkohësisht shkelje e protokollitcaktimi i tij, i cili nuk u ul në vendin e kryeministrit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit kombëtar për Integrime, pasi ky i fundit mungonte, po ru zëvendësua nga Hajredin Kuçi.

Një ditë më parë, Pacolli u nervozua pasi hyri në sallë dhe braktisi këtë takim, meqë nuk i pëlqeu vendi në fund të tavolinës.

Siç ishte bërë më dije gjatë ditës së djeshme, protokolli ishte caktuar qysh në fillim dhe se ai të ishte në cilësinë e kreut të AKR-së, dhe vendi në fund i takonte ngase partia e tij ka më së paku vota.

Ai të mërkurën teksa po mbante një konferencë para disa studentëve të një kolegji në Prishtinë, ka thënë se Jahjaga e ka shkelur protokollin derisa nuk e uli në vendin e Thaçit.

“Unë nuk di çka i kam bërë asaj gruaje”, ka pyetur Pacolli.

Dihet se pas braktisjes së takimit nga Pacolli, dhe mospjesëmarrjes së Albin Kurtit, Komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle u kishte bërë thirrje të gjitha partive pa dallim e veçanërisht atyre që mungonin në atë takim që t’i bashkohen Këshillit kombëtar për Integrim për të mirën e Kosovës por edhe të përkrahin Thaçin në bisedimet me Serbinë.

KOMENTE