English

Blen ushqim në supermarket dhe gjen thoin brenda

Lewis Newton, 23 vjeç, një projektues websitesh nga Ashford, kishte shkuar në supermarket për të blerë diçka për të ngrënë.

Pasi kishte marrë ushqimin dhe kishte filluar të hante një moment kishte hasur diçka të ngurtë në gojën e tij dhe mendoi se ishte ndonjë gozhdë e vogël por pa një thua brenda në ushqim.

I tmerruar u kthye menjëherë me ushqimin në supermarket Asda dhe me sharje dhe ofendime kishte raportuar problemin.

Tashmë rasti po hetohet deri në detaje, ndërkohë që supermarketi i kishte kthyer lekeët dhe një shumë prej 46 euro si shpërblim.

Por 23 vjeçari kishte raportuar se nuk ishte kjo zgjidhja, pasi ne vijmë në supermarket për arsye se ushqimi ka standart të lartë për ngrënie.

Rasti po hetohet dhe rezultatet do jepen pas 2 javësh.

KOMENTE