English

Gratë që lajnë zonën intime me sapun dhe pastrues të tjerë, rritin rriskun për infeksione të rënda

Gratë që përdorin xhel dushi dhe sapunë për larje në zonat intime kanë vënë veten në rrezik të lartë për zhvillimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, kanë paralajmëruar ekspertët .

Studjuesit në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, thonë se sapunët dhe lubrifikantët mund të dëmtojnë indet e ndjeshme duke rritur mundësinë e një gruaje të infektimit me herpes, Klamidia dhe HIV.

Studimi u krye nga Joelle Brown i cili tha se përsëri statistikat nuk janë të shumta se kemi rritje nëse përdoren këto produkte brenda, duke krijuar terren zhvillimi të viruseve të rrezikshme.

Ekipi Dr Brown rekrutoi 141 gra në Los Angeles të cilat pranuan tu përgjigjen pyetësorëve në lidhje me përdorimin e produktit dhe iu nënshtruan testeve laboratorike për infeksionet vaginale.

Studiuesit zbuluan se 66 përqind e grave raportuan përdorimin e lubrifikantëve dhe pastruesve brenda në vaginë.
Produktet më të përdorura ishin lubrifikantë seksuale - 70 për qind e grupit pkishte përdorur lubrifikantë komerciale, ndërsa 17 për qind kanë raportuar se kanë përdorur vazelinë dhe 13 për qind vajra të zakonshme.

Rezultatet e testit kanë treguar se gratë që nuk përdorin produkte të destinuara për përdorim të brendshëm, të tilla si vajra dhe vazelinë, kishin më shumë të ngjarë që të kenë maja dhe infeksione bakteriale, sipas rezultateve të botuara në revistën Obstetrike dhe Gjinekologjike.

Mjekët nuk rekomandojnë që gratë të lajnë veten nga brenda për shkak se ajo mund të ndryshojë ekuilibrin e këtyre baktereve dhe nuk duket se ofrojnë ndonjë përfitim, pasi vetë vagina është ndërtuar në mënyrë të tillë që të vetëpastrohet. Mënyra më e mirë është larje thjesht me ujë por përsëri jo brenda.
Dhe çdo krem që blihet për lubrifikim qoftë i sipërfaqësor ose për përdorim të brendshëm duhet të merret me këshillën e mjekut gjinekolog.

KOMENTE