Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sigurim shëndetsor për të gjitha kategoritë që nuk munden
English

Sigurim shëndetsor për të gjitha kategoritë që nuk munden

Këshilli i Ministrave po dje ka miratuar edhe propozimin e Ministrisë së Financave për shtyrjen nga hyrja e tyre në fuqi e dy neneve në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria merr përsipër e garanton sigurimin e plotë shëndetësor për të gjithë kategoritë që nuk munden ta përballojnë: të papunët; personat në ndihmë ekonomike; pensionistët; studentët dhe të gjithë qytetarët me moshë deri në 18 vjeç.

Lidhur me këtë propozim, Kryeministri Berisha qartësoi se “Ligji si në çdo vend tjetër të botës përcakton një kontribut të caktuar për punonjësit e të punësuarit dhe nuk ka asnjë impakt financiar mbi të ardhurat e tyre. Ligji garanton sigurimin e plotë shëndetësor për të gjithë ata që janë të papunë, janë në ndihmë ekonomike, për të gjithë pensionistët, për të gjithë studentët, të gjithë qytetarët me moshë deri në 18 vjeç, pra, është ligji i mbulimit total. Është qeveria ajo që merr përsipër kategoritë që nuk munden, ndërsa rrogëtari i përgjigjet sigurimit shëndetësor të jetës së tij. Kjo përbën standardin më të avancuar, por, meqenëse duheshin disa parashikime në buxhet për këto mbulime, shtyhen dy-tre nene nga hyrja e tyre në fuqi.”

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për dhënien në përdorim të truallit institucioneve arsimore”. Kryeministri Berisha u shpreh se ligji synon të lehtësojë ndërtimit të infrastrukturës logjistike, ndërsa theksoi se nga ai do të përfitojë edhe sektori privat, nga arsimi parashkollor e deri tek kampuset universitare, përkundër tarifave dhe disa kushtëzimeve.

Kryeministri Berisha u shpreh: “Ligji “Tokë për shkollë” i jep një shtysë tjetër zhvillimit të arsimit në tërësi, lehtësimit, përparësimit të ndërtimit të infrastrukturës logjistike. Natyrisht, tokë për shkollë ka funksionuar në tërësi për sektorin publik, përveç Tiranës ku pati një bllokim për disa vite për ndërtimin e shkollave të reja. Ligji parashikon një qëndrim shumë të qartë për të garantuar troje për shkollat publike, por ligji autorizon dhënien për ndërtim shkolle edhe subjekteve private, me disa kushtëzime normale, të cilat do të kenë tarifa afër tarifave të tregut. Duhet të kenë një orientim më shumë profesional, por jo vetëm, përfshin të gjitha ciklet, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri tek kampuset universitare. Gjykoj se bëjmë një hap të drejtë.

Faktikisht, ne bëjmë një shtrirje të iniciativës sonë të konsoliduar, kontratë me një euro. Kjo qeveri ka dhënë një seri kontratash me një euro dhe atyre, të cilët e kanë shndërruar euron si coha e kuqe e demit, e kanë gabim. Para se të vendosej kjo, janë dhënë pa një euro fare, dhjetëra mijëra metër katror tokë, troje turistike dhe nuk kritikohet se janë ndërtuar zona turistike dhe nuk është çështja e kontratës, me të cilën është dhënë trualli, ajo që ka shmangur destinacionin. Por ky ka qenë stad zhvillimi dhe gradualisht do të shkohet drejt destinacionit.”

KOMENTE