Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganierët maqedonas nuk respektojnë marrëveshjen me Shqipërinë. Bllokohet Gjergj Prevazi (VIDEO)
English

Doganierët maqedonas nuk respektojnë marrëveshjen me Shqipërinë. Bllokohet Gjergj Prevazi (VIDEO)

“Kam përshtypjen se është diçka e qëllimshme sepse u duk i qëllishëm ai doganieri. Jam kontrolluar sikur të isha trafikant droge apo armësh. Mbase policia e ka për detyrë të kontrollojë, por nuk besoj që tek një artist mund të ketë kaq dyshime. Për më tepër kërkesa ishte absurde dhe jo logjike. Kërkohet pasaporta, kur marrëveshja është që lejohet lëvizja me kartë identiteti. Në fund fare, unë e kalova kufirin po me kartën e identitetit”.

Këto kanë qenë fjalët e koreografit shqiptar Gjergj Prevazi, i cili u keqtrajtua pa asnjë arsye të vlefshme nga doganierët maqedonas, në tentativë për të kaluar kufirin gjatë një udhëtimi për në Shkup.

Mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është vendosur marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve vetëm me kartë identiteti, pa patur nevojë për pasaportën. Praza u ndalua në pikën kufitare Bllacë ku ndodhi dhe "skandali".

Koreografi Prevazi bën thirrje që institucionet e Maqedonisë të respektojnë marrëveshjet e arritura me Shqipërinë.

“Policia dhe doganieri është fytyra e vet shtetit, nuk është thjesht një veprim i rastësishëm. Unë do t'i isha lutur drejtorit të doganave të Maqedonisë që ta identifikojë rastin. Nuk është problemi për mua induividualisht, por me çfarë të drejtë ndokush merr nga koha ime 1 orë e gjysëm pa arsye, pse? Ky është një apel për ata që kanë marrë përsipër të respektojnë marrëveshjet ndërfqinjësore dhe ndërnjerëzore”, shtoi koreografi.

Aktualisht, artisti Prevazi është duke punuar në një shfaqje për fëmijë në Qendrën Teatrore në Shkup.
1731

KOMENTE