Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reeker: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur të arrihet. Mustafa:Thaçi të respektojë Kushtetuten e Kosovës
English

Reeker: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur të arrihet. Mustafa:Thaçi të respektojë Kushtetuten e Kosovës

Takimi i radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit është caktuar për 2 prill.
Bisedimet zhvillohen në Bruksel, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Dhe në prag të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, lideri opozitar Isa Mustafa kërkoi nga kryeministri Hashim Thaçi, që të respektojë Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson angazhimin e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë, por po ashtu kërkon nga këto vende dhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës, që përfundimet e këtyre bisedimeve, të cilat do të përmbyllen me një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, marrëveshje që duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të jetë në përputhje me organizimin kushtetues të vendit dhe në përputhje me kornizat e përcaktuara me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.
Është fat i keq ta kemi një kryeministër të tillë, për arsye se problemi i Prishtinës nuk është problem, që e ka krijuar Prishtina, por e ka krijuar qeveria e Republikës së Kosovës. Prej 6 vitesh po vonohet ligji për Prishtinën, i cili do të mundësonte që të kishim mjete për financimin e unazave, sepse ato nuk mund t’i financojë vet Prishtina”, ka theksuar Mustafa në një konferencë për median.

Ndërsa zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshjen, e cila do t’iu mundësojë të dyja vendeve që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimit evropian.

“Besojmë se një marrëveshje e tillë është e mundur të arrihet, sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë diplomati amerikan për gazetën serbe “Danas”.

Nëse nuk ka marrëveshje, sipas tij, i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian.

Reeker po ashtu ka ritheksuar mbështetjen e plotë të SHBA-së për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, që janë bartës të dialogut.

KOMENTE