Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania nuk bën shaka në atë që thotë. Zotohet të bllokojë Serbinë
English

Gjermania nuk bën shaka në atë që thotë. Zotohet të bllokojë Serbinë

Gjermania nuk është aspak e lëkundur në atë që thotë. Shteti me më ndikim në Bashkimin Evropian mban akoma në fuqi shtatë kushtet, ku pa plotësimin e të cilave Serbia nuk do të mund të realizojë synimin që të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në bllok, shkruan sot Koha Ditore.

Peter Blomeyer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të enjten gjatë një interviste dhënë “Kohës Ditore” se Serbia do të mbetet pa këtë datë, nëse nuk i heq strukturat e saj të sigurisë nga veriu i Kosovës. Ky ishte një nga shtatë kushtet e vëna në letër nga Bundestagu gjerman shtatorin e vjetëm. Katër nga shtatë kushtet u referohen obligimeve që duhet të kryejë Serbia ndaj Kosovës.

Ambasadori gjerman ka folur gjatë për dialogun Kosovë - Serbi, e veçanërisht për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se duhet të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës. Ai ka thënë ta ketë parë draftmarrëveshjen. E bazuar në të, sipas ambasadorit Blomeyer, ky mekanizëm do të ketë kompetenca ekzekutive dhe komunave me shumicë serbe do t’u krijohet mundësia që kompetencat vetjake t’i delegojë aty.

Kjo që ka thënë ambasadori gjerman, është krejt ndryshe nga ajo që ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi për këtë mekanizëm. Kryeministri thoshte se Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do t’i lejohen kompetenca ekzekutive a legjislative, të cilat do ta bënin pushtetin e tretë në vend, një zgjidhje kjo antikushtetuese.

Blomeyer ka shprehur besimin se më 2 prill palët do të gjejnë një zgjidhje, me të cilën do të ruhet funksionaliteti shtetëror. Ka thënë të jetë kjo çështje thelbësore në këtë proces. Por, ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë më shumë kreativitet negociues, por edhe gatishmëri për kompromise substanciale. Ai ka thënë se nuk ka një plan B për veriun, në rast dështimit të dialogut, por edhe se status quo-ja në veri nuk mund të tolerohet tutje.

Nga rezultati i dialogut do të varet edhe nëse BE-ja do të nisë negociatat me Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe nëse do t’i jepet Serbisë data për nisjen e negociatave për anëtarësim. Ambasadori gjerman ka thënë se BE-ja nuk ka dëshirë që të integrohen edhe çështjet e pazgjidhura. Duke qenë kështu, sipas Blomeyerit, të dyja vendet janë të varura nga njëra-tjetra në këtë udhëtim integrimi dhe së bashku mund të fitojnë, ngaqë, sipas tij, të dyja janë në të njëjtën anije.

KOMENTE