Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova simbol i Forcave Ajrore holandeze
English

Kosova simbol i Forcave Ajrore holandeze

Fjala ‘Kosovo 1999’ iu bashkua flamurit të Forcës Ajrore të Mbretërisë së Holandës. Dekorimin zyrtar e bëri Mbretëresha e Mbretërisë së Holandës, Beatrix, në një ceremoni ushtarake, e cila u mbajt në Akademinë Mbretërore të Holandës, në qytetin Breda.

Dekorimi është bërë duke iu referuar kontributit të rëndësishëm të Forcës Ajrore Mbretërore të Holandës në kampanjën e NATO-s kundër prezencës ushtarake të forcave serbe në Kosovë për “trimërinë nën kërcënim te vazhdueshëm”. Ceremonia ishte një prej aktiviteteve speciale rreth festimit të 100 vjetorit të Forcave Ajrore.

Në ceremoni kanë marrë pjesë presidenti i Senatit Holandez, Freed de Graaf, kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve Anouchka van Miltenburg, ministrja e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Tom Middendorp, komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Sander Schnitger dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve holandeze. Po ashtu, i ftuar special ka qenë ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërisë e Holandës, Nexhmi Rexhepi.

KOMENTE