Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punonjësit e KEK në Kosovë do të sigurohen. Sigurimi shëndetsor fitohet nga Pacolli
English

Punonjësit e KEK në Kosovë do të sigurohen. Sigurimi shëndetsor fitohet nga Pacolli

vKorporata Energjetike e Kosovës do të shpenzojë 1 milion e 300 mijë euro për sigurimet shëndetësore të punëtorëve të saj. Siç shkruan sot “Koha Ditore” ky shpenzim do të jetë për një vit. Kjo ndërmarrje për herë të parë do t’i bëjë sigurimet shëndetësore për punonjësit e saj, të cilët punojnë në një ambient të vështirë pune. Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se KEK-u e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Siguria”.

Rrahim Pacolli është drejtor dhe njëri nga pronarët e kësaj kompanie. Ndërsa, kompanitë tjera që kanë marrë pjesë në tenderim kanë kohë t’i paraqesin ankesat pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Në rast se nuk ka ankesa nga kompanitë e tjera që kanë qenë në garë, KEK-u planifikon që kontratën me këtë kompani ta lidhë më datën 14 prill. Kjo kompani për sigurimin mujor për një punëtor dhe mbulimi i kompensimit mujor si pasojë e aksidentit në shkallën mbi 25% ka ofertuar me çmimin më të lirë prej 13.92 eurosh. Kurse, çmimi më i lartë i ofertuar për të njëjtin shërbim në këtë tender ka qenë 22.68 euro.

Me anë të kësaj kontrate kompensimi për rastet e vdekjes aksidentale të punëtorëve aktivë të KEK-ut para daljes në pension të jetë maksimum deri në 25 mijë euro.

Po ashtu, kompensimin në rast të paaftësisë së punonjësit me 40% të pagës prej momentit kur punëtori nuk është në gjendje të kryejë punën dhe shkallën e paaftësisë e ka mbi 25% deri në riaftësimin e punëtorit dhe kthimin në vendin e punës. Maksimumi i kohëzgjatjes për kompensim për paaftësi të jetë 2 vjet.

“Shuma maksimale për t’u mbuluar brenda vitit në emër të Pjesës 1 duke mos përfshirë shërbimin për kompensimin në rast të paaftësisë të jetë 50 mijë euro për person”, thuhet në përshkrimin e shërbimeve të kërkuara nga ana e KEK-ut me rastin e shpalljes së njoftimit për kontratë.

Zona e mbulimit përveç Kosovës për shërbimet e kontraktuara duhet të jetë edhe në: Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi. Shpenzimet e punëtorëve për shërbime spitalore do të mbulohen 100 për qind.

Kurse, do të mbulohen 80 për qind e shpenzimeve për shërbimet ambulatore, trajtimi stomatologjik, shërbimet optike dhe pajisjet e dëgjimit. Por këto të fundit kanë një limit i cili mund të kompensohet.

Trajtimi mjekësor emergjent jashtë zonës së mbulueshmërisë – do të kompensohet në maksimum deri në 20 mijë euro, me kusht që në territorin e mbulimit nuk mund të ofrohet/sigurohet ky shërbim.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, pati thënë se sigurimi shëndetësor do të bëhet për të gjithë punonjësit e KEK-ut, që janë rreth 7.500 punëtorë. Pra, në këtë kontratë janë të përfshirë edhe punonjësit e Distribucionit dhe Furnizimit edhe pse kontrata për sigurimin shëndetësor do të lidhet vetëm dy javë para se pronësia dhe menaxhimi i Distribucionit dhe Furnizimit të kalojë tek konsorciumi “Limak & Calik”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur Energjetike të KEK-ut, Izet Mustafa, thotë se sigurimet shëndetësore kanë qenë një kërkesë e kamotshme e kësaj sindikate, pasi konsiderojnë se kjo është një e drejtë që u takon punëtorëve të kësaj korporate. Puna në mihje dhe termocentrale sipas tij është me mjaft rreziqe, prandaj sigurimi shëndetësor është një hap i duhur që duhet të përcillet edhe nga hapa të tjerë për të rritur nivelin e sigurisë në punë.

KOMENTE