Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët sulmojnë autobusin me shqiptarë nga Kosova. Plagoset Gëzim Bici
English

Serbët sulmojnë autobusin me shqiptarë nga Kosova. Plagoset Gëzim Bici

Mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 në serbët kanë sulmuar një autobus kosovar,në pikën kufitare Kosovë - Serbi në Merdarë.
Si pasojë e sulmit është plagosur me thikë në gjoks Gëzim Bici. Autobusi i Agjenisë "Bici Com", që kishte si destinacion Austrinë, ishte sulmuar prej dy veturave serbe, të cilat ishin ndalur në mes të rrugës, sapo kishin kaluar kufirin, duke i zënë rrugën autobusit, raporton Indeksonline.

Udhëtarët me dialog kanë insistuar të lirohet ruga por një prej serbëve që ishte në veturë është shtrirë në rrugë, duke u bërë shkas për përleshjen e cila përfundoi me plagosjen e Bicit.
Viktima ndodhet aktualisht në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën, por plagët e tij janë afër zemrës. Bashkudhëtarët e tjerë të autobusit janë marrë në pyetje nga policia kufitare serbe. Autobusi më pas ka vazhduar rrugën për Serbi me destinacion final Austrinë, por pas tij kanë qenë edhe shtatë autobusë të tjerë.

KOMENTE