Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ramush Haradinaj, nuk është më qytetar nderi i Tetovës
English

Ramush Haradinaj, nuk është më qytetar nderi i Tetovës

Ramush Haradinaj, nuk është më një qytetar nderi i Tetovës.

Lajmi u raportua nga Agjensia Serbe e Lajmeve “Tanjug”, e cila iu referua një vendimi të shpallur në fletoren zyrtare të shtetasit maqedonas.

Në vendimin në fjalë, autoritetet qëndrore anullojnë vendimin e marrë nga Bashkia e Tetovës, më parë gjatë vitit, për të nderuar ish-komandantin e lartë të UÇK-së, për rolin e luajtur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe promovimin e kauzës shqiptare.

Sipas “Tanjug”, Inspektoriati Shtetëror në Maqedoni vendosi për anullimin e vendimit të autoriteteve lokale, të shpallur të jashtëligjshëm, pasi këshilltarët bashkiakë maqedonas të Tetovës nuk kishin votuar propozimin e kryetarit të Bashkisë, Sadi Bexhetit.

Haradinaj u nderua nga Tetova në datën 31 janar, në një ceremoni të zhvilluar në sheshin qëndror të qytetit, ku lideri i AAK-së u brohorit nga mijëra banorë shqiptarë.

Shqiptarët e përbëjnë gjysmën e popullsisë së Maqedonisë dhe absolutisht askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon që ta cenojë vullnetin e tyre, në këtë rast edhe faktin që ata e kanë konsideruar për nder që ta kenë qytetar nderi Ramush Haradinajn, ka vlerësuar Ernest Luma, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Luma ka thënë për Telegrafin se nuk kanë marrë asgjë zyrtare, nëse është anuluar titulli qytetar për Ramush Haradinajn, çmim i cili ishte akorduar më herët nga Komuna e Tetovës.

“Mirëpo, ajo që e dimë është se e gjithë Tetova dhe shqiptarët e Maqedonisë e kanë nderuar gjithmonë dhe çdoherë Haradinajn. Nuk ka shumë rëndësi se çfarë vendos administrata ose shteti i Maqedonisë. E rëndësishme është vendi, respekti dhe autoriteti që ka Haradinaj në mesin e shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni”, tha Luma për Telegrafin.

Sipas tij, Ramush Haradinaj është simbol i vërtetë i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i suksesit të saj dhe do të jetë i tillë, duke shtuar se ky do të jetë statusi moral dhe i respektit për Haradinajn, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te të gjithë popujt liridashës.

Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal anuloi vendimin e komunës së Tetovës, për shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi i Tetovës , duke e cilësuar vendimin si antiligjor, me arsyetimin se ai është marrë pa praninë e këshilltarëve maqedonas.

KOMENTE