English

Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë. Potenciale të mëdha bashkëpunimi

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, priti sot Ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës z. Mirko Sarovic dhe delegacioni që e shoqëronte.

“Ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira politike mes dy vendeve që po reflektohen edhe në fushën ekonomike ”, tha z. Haxhinasto gjatë takimit.
Të dy Ministrat u shprehën për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike sidomos në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe sektorin e agrobiznesit.

“Duhet të shkojmë përpara duke integruar ekonomitë e rajonit duke hequr pengesat, sidomos ato administrative në shkëmbimet tregtare duke shfrytëzuar potencialet ekonomike si në sektorin energjitik, turizëm, agrobiznes apo në sektorin e Ndërrmarjeve të Vogla dhe të Mesme”, tha z. Haxhinasto. Në këtë drejtim CEFTA ka luajtur një rol të rëndësishëm shtoi Ministri.
Nga ana e tij Ministri boshnjak Sarovic gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë tha se “potencialet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë mes dy vendeve janë të mëdha”.

“Rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve përshpejton integrimin në BE”, tha z. Haxhinasto.
Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për organizimin e panaireve tregtare të përbashkëta, forumet e biznesit rritjen e shkëmbimeve mes dhomave të tregtisë, forcimin e shkëmbimit të informacionit tregtar mes dy vendeve, etj.

KOMENTE